Bota

Një tjetër luftë pas Ukrainës? “S’tërhiqemi, s’kemi frikë nga kërcënimet e armëve kineze”

Zyrtarja e lartë amerikane mbërriti mbrëmjen e djeshme në Tajvan, ku pavarësisht paralajmërimeve kërcënuese nga Kina kundër vizitës. u takua me presidenten e vendit Tsai Ing-ëen.

Tajvani “nuk do të tërhiqet” nga kërcënimi i armëve kineze , tha presidentja e vendit Tsai Ing-wen.

“Pavarësisht rritjes së qëllimshme të kërcënimeve ushtarake, Tajvani nuk do të tërhiqet. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë demokracinë”, thaTsai.

Pelosi pritet të drekojë sot me politikanët e lartë të Tajvanit dhe më pas të largohet nga ishulli, thotë agjencia zyrtare qendrore e lajmeve e Tajvanit.

Lexo më shumë  NASA gati për fluturimin historik në atmosferën e Diellit – a do t’i mbijetojë anija temperaturave ekstreme?

Udhëtimi, i cili nuk mbështetet nga Presidenti Biden, është i pari nga një zyrtar kaq i lartë amerikan në 25 vjet.

Ndërkohë ushtria e Kinës ka nisur stërvitjet ushtarake në zonat përreth Tajvanit, duke vendosur 4 anije luftarajke rreth vendit, shkruan BBC.

Nga ana e tyre SHBA-të thotë se nuk ka asnjë nevojë që vizita e Pelosit të kthehet në krizë, me zëdhënësin e Pentagonit John Kirby duke theksuar se Amerika mbështet status quo-në.

Lexo më shumë  FMN i jep Ukrainës 1.1 miliardë dollarë

Pekini e sheh Tajvanin e vetëqeverisur si një provincë të shkëputur nga Kina, të cilin synon ta intëegrojë në hartën e vetë.

Në një konferencë të përbashkët shtypi më herët, Pelosi hodhi poshtë polemikat rreth vizitës së saj në Kinë dhe tha se Pekini nuk ishte përgjigjur në mënyrë të ngjashme kur ligjvënësit e tjerë amerikanë e vizituan vendin në fillim të këtij viti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *