Lajme

Tragjike/ Ish-shef i komisariatit të Himarës goditi për vdekje me skaf fëmijën 5-vjeç

Një fëmijë 5-vjeç humbi jetën ditën e sotme në Himarë, pasi e goditi një skaf në breg. Ngjarja e rëndë ndodhi në plazhin e Potamit dhe ka tronditur opinionin publik.

Arjan Tase, ish-shefi i komisariatit të Himarës është drejtuesi i skafit që goditi për vdekje fëmijën 5-vjeçar.

I mituri ndërroi jetë në vendin e ngjarjes pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Tase është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.

Ky i fundit nuk është emër i panjohur. Ai ka mbajtur më herët postin e shefit të Komisariatit të Himarës. Në janar të 2021 Tase u arrestua nga policia për shpërdorim detyre, pas një aksioni anti-kanabis “Hapësira”.

Lexo më shumë  Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një lajm i mirë për qytetarët tanë

Së bashku me shefin e krimeve Artur Veshaj ata u akuzuan se lejuan kultivimin e kanabisit në zonën e Vlorës. Mirëpo, prokuroria nuk mundi të faktojë akuzat ndaj tyre. Ai u rikthye në detyrë dhe më pas është transferuar në Elbasan.

Grupi hetimor tani ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ky nuk është incidenti i parë i shënuar në plazh për këtë vit.

Më 16 korrik një çift u goditën nga një gomone në plazhin e Jalës. Mjeti tentoi të dilte në breg, por nuk arriti të ndalonte.

Për pasojë çifti i pushuesve  Agostin Sefa, 31 vjeç dhe E. GJ., 25 vjeçe, morën lëndime.

Lexo më shumë  Lista Serbe nuk çertifikohet nga KQZ-ja si pjesmarrëse në zgjedhje

25-vjeçarja u plagos lehtë, ndërsa Sefa mori lëndime në brinjë dhe fytyrë dhe u transportua në spitalin e traumës për ndihmë mjekësore.

Vetëm 2 ditë më vonë, më 18 korrik, një gomone goditi një fëmijë 7-vjeçar.

I mituri mori plagë të rënda dhe u transportua  në spital për ndihmë mjekësore.

Ngjarja ndodhi në plazhin e Jonufrës,  ku H. K., rreth 40 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone, e ka goditur 7-vjeçarin teksa ka qenë duke notuar në afërsi të bregut.

Ky është incidenti i tretë i shënuar brenda pak kohësh, ndërkohë që policia ka njoftuar se ka intensifikuar kontrollet në bregdet për të parandaluar aksidentet me mjete lundruese.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *