Lajme

Ambasadori amerikan: Vendimet për reciprocitet ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier ka thënë se SHBA-ja e mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për të pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit.

Përmes një postimi në Twitter, Hovenier ka thënë se këto dy masa janë në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel dhe se të njëjtat ishin të koordinuara me ndërkombëtarët.

Lexo më shumë  Shtimi i masave të sigurisë për prokurorët e SPAK/ Këlliçi: Alarm! Rama po vepron me metoda mafioze

“SHBA-ja mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për të pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit për targat dhe dokumentet hyrëse/dalëse, të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”, ka shkruar Hovenier.

Vendimi i 29 qershorit i ekzekutivit të Qeverisë së Kosovës parasheh lëshimin e dokumentit për hyrje-dalje për të gjithë personat që posedojnë dokumente serbe.

Lexo më shumë  Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për krime lufte kundër njerzimit, bashkëpunoi me serbët në masakrën e Izbicës

Praktikë të njëjtë Serbia ka aplikuar ndaj qytetarëve të Kosovës për vite me radhë.

Ndërkaq, vendimi i dytë parasheh që të gjithë pronarët e makinave me targa me akronime të qyteteve të Kosovës – që lëshohen nga Serbia – të mund të riregjistrojnë makinat e tyre në targat RKS (Republika e Kosovës). 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *