Hiqen të gjitha barrikadat, policia kontrollon kufijtë
Sipas situatës në terren, në magjistralen Mitrovicë – Leposaviq një kilometër pranë pikës kufitare në Jarinjë, të gjitha barrikadat janë larguar.
Po ashtu, barrikadat janë larguar edhe për në pikën kufitare në Bërnjak. Policia kufitare tani ka dalë në pika e kalimit në kufi.
Sipas informacioneve afër Jarinjës mësohet se e gjitha kjo ka ardhur pas një vendimi të kryetarit të Listës Serbe, i cili iu ka thënë se duhet të tërhiqen.
Atje tani është situatë e qetë ka shumë pak lëvizje, pikat kufitare nuk janë hapur as për kalimin e makinave dhe këmbësorëve.
Rruga Press