Lajme

Kurti i gatshëm të shkojë në Bruksel, kurdo që e thërret Borrelli

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur i gatshëm të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.

Kurti ka thënë se me presidentin e Serbisë është dashur të takohet në Bruksel më 19 korrik, por Vuçiqi ka kërkuar të shtyhet ai takim për fund të muajit gusht, që sipas Kurtit shtyrjen e ka kërkuar Vuçiqi, për, siç tha, “mbase ka qenë i zënë me përgatitjet për ndodhitë dje”.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

I pyetur nëse ka marrë një ftesë nga shefi i diplomacisë së BE-së Josef Borrell për takim me Vuçiqin në Bruksel, Kurti tha se deri tani nuk ka pasur ftesë të tillë, por që është i gatshëm kurdo që ftohet.

“Unë kam shprehur gatishmërinë time që kur të na thërret Jose Borrell do të shkoj në Bruksel, një ftesë të tillë nuk e kemi deri tani, në momentin që do ta kemi do të bëjmë publike dhe do ta shprehim qëndrimin tonë.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Ne kemi qenë përherë të përkushtuar, kreativë dhe konstruktivë, sepse kemi dashur dialog për marrëveshje, kemi dhënë propozime konkrete, sa i përket Prishtinës zyrtare nuk mund të ketë askush ndonjë vërejtje”, tha Kurti në konferencë për media, ku foli për situatën në vend pas tensioneve të djeshme në veri.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *