EditorialKryesore

Pozicioni shah-mat: Modeli i Donetsk-ut nuk kalon

Nga Dr Sadri RAMABAJA

Prishtinë, 1 gusht — Veriu i Kosovës jo vetëm në Konferencën e Rambujesë, por edhe në takimet diplomatike në qendrat e vendimmarrjes më pas, ishte dhe mbetet pjesë e përplasjeve të gjeopolitikës së fuqive të mëdha. Zatën insistimi Francës në Rambuje që forcat e saj brenda KFOR-it të dislokohen pikërisht në veriun e Kosovës, ishte akti i parë i përballjes në rrafshin e gjeopolitkës pstmoderne brenda aleancës Perendimore dhe koketimit të një lagjeje të saj me Rusinë. Mosnjohja e Republikës nga peshja e BE-së (Greqia, Qipro, Rumania, Sllovakia dhe Spanja) është pjesë jo vetëm e agjendave nacionale të këtyre shteteve, por edhe e këtij koketimi. Këtë untergraund të këtij koketimi perfid e bëri më të qartë lufta në Ukrainë.


Ndërkohë edhe pas 23 viteve të çlirimit të Kosovës, veriu i Kosovës vazhdon të përplaset herë pas herë nga vorbulla e kontradiktave gjeopolitike.
Rikthimi i gjeopolitikës në këtë pjesë të cenuar të Atdheut tonë, në prag të zgjedhjes së qeverisë së re serbe dhe në kohën kur Rusia po aplikon aneksimin dhe shpalljen e “Republikave popullore” në të ashtuquajturën mezozonë – “Novaja Rusia” [Ukrainën Lindore), flet se sa të dëmshme ishin marrëveshjet që ishin nënshkruar në Bruksel (2013 & 2015) e që i hapnin rrugë “Republikës srbska” edhe në Kosovë.

Lexo më shumë  Qysh u mbrojt Gjeneva me shembullin e Skanderbeut


Përshkallëzimi i situatës mbrëmë, i inspiruar dhe organizuar drejtpërdrejt nga Beogradi, duke i vënë në lëvizje strukturat paralele të saj të selitura mirë e gjatë, ishte krejtësisht i paarsyeshëm, por gjithësesi brenda logjikës së A.Vuçiqit. Ai vazhdon ta trajtojë veriun e Kosovës, ngjashëm si mentorii tij në Kremlin, si “Front të dytë” të mundshëm në Lindje.
Sidoqoftë, vendimi i qeverisë Kurti 2 për reciprocitetin dhe insistimi për të filluar ekzekutimin e tij mbrëmë, ishte i duhur dhe i menduar mirë.
Ndërkaq akordimi i qeverisë me propozimin e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, dëshmon se lëvizja ishte e menduar mirë dhe e kalkuluar që të përmbyllet në dobi të Kosovës.


Nëse shprehemi me fjalorin e shahut, që përkon shumë edhe me atë të gjeopolitikës, ky akt është paralajmrimi para matit.
Rikthimi i gjeopolitikës si akt, në këtë momentum politik, gjithësesi do të përfundojë në dobi të Republikës. Presidenti serb e kuptoi këtë, prandaj reagoi ashtu si reagoi mbrëmë, duke futur nën çilim deklaratën e bashkëpunëtorit të tij mbi “fillimin e denazfikimit të Ballkanit”!

Lexo më shumë  Kollozi, Xhillari, Pacolli dhe Dulakët në “luftë” për të marrë vilat qeveritare në Vlorë


Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është takuar me lidershipin ushtarak, ndërsa shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali i Ushtrisë Serbe, ka biseduar me komandantin e KFOR-it, në përpjekje për të imponuar pozicione të reja gjeostrategjike. Ai nuk e fsheh dot se, po pretendon të marrë sa mundet në tavolinën e dialogut në Bruksel brenda këtij afati që i dha Uashingtoni, por duket se ka marrë paralajmrimin e duhur nga ushtarakët e NATO-s.
Ish-ushtaraku italian dhe eksperti i forcave tokësore të NATO-s gjatë Luftës së Ftohtë, Thomas Theiner, sot bën të ditur se cili ishte ky mesazh.
Po qe se sulmohet Kosova, reagimi i NATO-s do të vinte brenda disa orësh, u shpreh eksperti italian, andaj edhe këtë mesazh, sipas tij, oficerët ia bënë të qartë Presidentit të Serbisë.


“Brenda 48 orëve Brigada 173 Ajrore e Ushtrisë Amerikane do të transferohej me ajër në aeroportin e Prishtinës, ndërsa brigada e parashutës së ushtrisë italiane ‘Folgore’ me ajër në aeroportin e Gjakovës.”
Nga krejt kjo përplasje, Vuçiqi duket tashmë ta ketë më të qartë faktin se, modeli i Donetsk-ut nuk zbatohet dot në veriun e Kosovës.
Sovraniteti i Kosovës është i paprekshëm.

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqhrenfrdeit