Veprimi që lë gjithçka të hapur, ja me cilin numër luajti Broja sot në miqësoren me Chelsea-n
Armando Broaj pret ende të mësojë rreth të ardhmes së tij te Çelsi. Nga një anë, ofertat nuk mungojnë, ndërsa nga tjetra, klubi londinez duket se ka ndër mend t’i japë hapësira lojtarit në të ardhmen dhe e sheh si një alternativë për repartin e avancuar të Tomas Tuhel.
Megjithatë, dyshimet rreth qëndrimit apo jo të tij vazhdojnë dhe kjo shihet edhe nga fakti se klubi nuk i ka besuar ende një numër fanellë sulmuesit shqiptar. Broja luajti titullar në miqësoren e sotme ndaj Udinezes duke mbajtur të veshur fanellën me numrin 39 në këtë sfidë.
Edhe në faqen e klubit, emri i Brojës shfaqet në përbërjen e ekipit të parë të londinezëve. Por ndryshe nga shumë futbollistë të tjerë të bluve, për të nuk është caktuar ende numri i fanellës i cili zakonisht shoqëron foton e futbollistëve.
Rruga Press