(Video) Rritja e kriminalitetit, të rinjtë e Laçit në protestë: Fishekzjarret e festës s’i mbulojnë dot gëzhojat e armëve
Vrasjet e ditëve të fundit dhe rritja e kriminalitetit në vend ka ngritur në protestë një grup të rinjsh në qytetin e Laçit.
“Liria është e shtrenjtë po vdekja akoma më shumë” – “Liria jonë e shitur e vuri shtetin në gjumë”- ”Kurbini nuk ka më të rinj për të sakrifikuar”. – Këto ishin thirjet e protestuesve të cilët marshuan nga Gjykata deri tek sheshi kryesor të qytetit dhe më pas drejt Komisariatit të Kurbinit
Të rinjtë e shoqërisë civile dhe aktivistë u ndalën tek ngjarjet e fundit ku 4 të rinj u vranë brenda një javë duke theksuar se shteti po tregohet i pafuqishëm përballë ngjarjeve kriminale.
Aktivistet ngritën zërin kundër krimiti i cili ka gjunjëzuar vendin. Pavarësisht thirrjeve, qytetarët kurbinas u treguan indiferent duke mos iu bashkuar marshimit në masë.
Rruga Press