KryesoreLajme

(Video) Reciproritet: Albin Kurti njofton vendimin e ri lidhur me letërnjoftimet e lëshuara nga Serbia

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka paralajmëruar sot me anë të një videomesazhi pajisjen e shtetasve të Kosovës me dokumentet e përkohshme identifikuese të Kosovës, në rastet kur ata disponojnë ato të Serbisë. Një vendim tjetër ka të bëjë me targat e paligjshme të makinave.

Kurti njoftoi: “Në respektim të ligjeve të Republikës së Kosovës, nga e hëna më 1 gusht 2022, do të fillojë lëshimi i dokumentit hyrje-dalje në të gjitha pikat tona kufitare për qytetarët që posedojnë dokumente identifikuese të lëshuara nga autoritetet e Serbisë. Në të njëjtën ditë, do të fillojë edhe procesi i regjistrimit të veturave që posedojnë targa ilegale të cilat do të kthehen në targa RKS.

Lexo më shumë  Estonia mbyll kufirin me Rusinë

Institucionet bartëse të këtij procesi kanë bërë përgatitjet e nevojshme ligjore dhe logjistike. Zyrtarët shtetërorë janë të përkushtuar që bashkarisht me ju, ta fillojnë dhe zhvillojnë këtë proces me sukses.”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *