KryesoreOpinion/Aktualitet

Neofashistët në dyert e pushtetit në Itali

Nga Sébastien Poupon/ Përktheu Rruga Press nga Sauvons l’Europe 

Politika italiane padyshim është një nga më të paparashikueshmet e kontinentit. Dy javë më parë shpreha në një artikull, në po këtë media, këndvështirimin sipas të cilit, konsideroja se, me gjithë turbullirat që po ndodhnin, qeveria Draghi nuk më dukej në rrezik imediat. Më e pakta që mund të themi është se ky pronostik i pamatur duhej të merrte vend nderi në panteonin tim personal të parashikimeve fatkeq. Në fakt në vazhdim të një dite disi të çmendur, ashtu siç na i ofron perdiodikisht jeta politike Italiane, qeveria Draghi hodhi më në fund peshqirin dhe presidenti me shpejtësi kërkoi zgjedhje të reja për muajin shtator.

Në fund të fundit lejohet të mendosh se nuk ishte e pamendueshme përmbysja e Mario Draghit, pasojë e provokimeve të shumëfishtë e të kryqëzuar mes Lëvizjes së 5 Yjeve dhe koalicionit Lega-Forza Italia, ky i fundit me qëllimin modest të fitojë diçka nga lëkundja. Provokimi i parë qëndron te ultimatumi i Lëvizjes 5 Yjeve, por gjithçka dukej si flakë kashte. Nga ana tjetër Draghi dukej se po e ndizte vetë fitilin duke paraprirë me dorëheqjen e vetë. Gjë që në momentin e parë u hodh poshtë logjikisht nga presidenti i republikës që i kërkonte atëherë kryeministrit t’i nënshtrohej mocionit të votëbesimit.

Çfarë do të thoshte kjo? E vendoste Lëvizjen me 5 Yje përballë përgjegjësisë së vetë. Ose kjo e fundit do të dëshironte as mos shkonte në zgjedhje të parakoshme, as të thyente çdo shans të mundshëm të paktit elektoral me partinë demokratike. Në atë çast opsioni më i mundshëm mund ishte të shihej se bllofi i 5 yjeve kishte dështuar dhe se ata do të votonin për besim, në këmbim të lëshimeve të vogla.
Por kjo pa llogaritur të djathtën që shihte pikërisht rastin për ta hequr qafe Lëvizjen e 5 Yjeve dhe për ta marrë si pretekst për ultimatum për të njoftuar se ishin dakort të vazhdonte me Draghin me kushtet e veta që të hiqnin 5 Yjet nga qeverisja.

Forza Italia propozonte një rezolutë për këtë. Përgjigja e Mario Draghit ishte e ashpër dhe kryeministri njoftoi se e vetmja zgjidhje e tij do të ishte nënshtrimi ndaj votës. Rezultat i paevitueshëm ishte abstenimi, por kësaj radhe i votës së përbashkët i partisë së 5 Yjeve dhe i të djathtës për të çuar në dorëheqjen e Draghit.

Le të shënojmë këtu se deri në fund partitë rebele refuzuan të nënshtrohen dhe të marrin përsipër përgjegjësitë në rënien e një qeverie popullore, duke zgjedhur në mënyrë hipokrite abstenimin edhe pse pasojat diheshin tashmë. Fituesit e mëdhenj të kësaj sekuence fatëkeqësisht dukej se do të ishin neofashistët e Fratellit, të cilët janë në krye të sondazheve në koalicionin e së djathtës. Kjo është arsyeja pse Lega nuk është në thelb shumë e kënaqur me këtë skenar të zgjedhjeve të parakohshme që thuajse tingëllon si zilja e vdekjes për shpresat e Matteo Salvinit për t’u bërë kryeministër, pasi pa rritje të jashtëzakonshme të Legas në krahasim me Fratellin, kandidate për postin e lartë mbetet Giorgia Meloni. Një perspektivë veçanërisht shqetësuese nëse kemi parasysh profilin e kësaj kandidateje dhe partisë së saj.

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

Fratelli është me të vërtetë trashëgimtari i drejtpërdrejtë i lëvizjes haptas fashiste të MSI-së, e cila ishte trashëgimia e Musolinit. Giorgia Meloni vetë kishte filluar angazhimin e saj politik si adoleshente, në gji të MSI-së.
Partitë popullore evropiane u përpoqën të shtynin kandidaturën e Tajanit, anëtar i Forza Italias, duke kuptuar se mbështetja e së djathtës evropiane me një koalicion të udhëhequr nga një neofashist do të krijonte në praktikë probleme të vështira për zgjidhje.
Por kjo përpjeke megjithatë nuk pati shans t’ia dalë, duke marrë parasysh peshën specifike reciproke të së djathtës berluskoniane dhe të djathtës ekstreme. Për më tepër, Berluskoni nuk është aspak i prirur të ndihmojë Tajanin, meqënëse ka vetëm hallin e fatit të tij personal dhe kërkon të negociojë Presidencën e Senatit.

Pavarësisht dezertimeve – disa prej të cilave janë veçanërisht të dukshme, si ai i ministrit të FI-së Renato Brunetta – Forza Italia duhet të ecë në radhët e saj të shtrënguara, madje edhe pas Fratellit. Koalicioni i djathtë i udhëhequr nga e djathta ekstreme ka midis 44 dhe 47% të votave në sondazhe dhe mbetet favoriti i madh në zgjedhjet e shtatorit. Në të majtën dhe në të djathën, pasoja e parë e këtij episodi fatkeq është fundi i çdo shprese për një aleancë mes Partisë Demokratike dhe 5 Yjeve. Sjellja e Lëvizjes së Giuseppe Contes padyshim që do ta dëmtonte këtë prespektivë. Enrico Letta e e shprehu dhe iu mbajt shprehjes së vetë: është e pamundur të pranohet brenda koalicionit një parti që rrëzoi qeverinë e Draghit.
Natyrisht, kjo gjë rrezikon të komplikojë shumë gjëra në planin aritmetik por kjo vendim-marrje është e duhura po të marrim parasysh vetëm koherencën e politikave. Sondazhet e opininot tregojnë se shumica e italianëve shohin te Giuseppe Conte personin kryesor përgjegjës për rënien e një qeverie, që vlerësohej pozitive në veprimet e saj, për pasojë, mohimi i Partisë Demokratike përballë 5 Yjeve do të gjykohet si krejt elektoraliste dhe do të perceptohet keq.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Tashmë mbetet të ngrëmë lidhjet më të gjata të mundshme sepse dihet që mënyra e sistemi i votimit favorizon qartë koalicionet. Ideali do të ishte padyshim që të bashkoheshin të gjithë përbërësit nga e majta dhe qendra, domethënë të shkonim afërsisht nga Fratoianni në Renzi. Megjithatë, nëse partitë e vogla të majta duken se janë të priura të rreshtohen pas flamurit të Partisë Demokratike, kjo nuk është e dukshme për të gjitha partitë e vogla të qendrës.
Një nga pikat e fërkimit është edhe emri i kandidatit për kryeministër: Partia Demokratike vlerson se Enrico Letta është më i miri për të mposhtur Giorgia Melonin, ndërkohë që centristët ende besojnë në mundësinë e një skenari në të cilin lideri i koalicionit do të ishte thjesht Mario Draghi, edhe pse ky i fundit në këtë fazë nuk ka dërguar asnjë sinjal disponimi.

Përballë popullaritetit të Draghit, opsioni do të qe i frytshëm për tërësinë e aleancës. Përveç Draghit, asnjë personalitet nuk mund të mbledhë centristët, kur Carlo Calenda është i gatshëm të deklarojë kandidaturën dhe Matteo Renzi t’ia nisë i vetëm, çka do të ishte vetëvrasje. E megjithatë, përballë faktit që të shohësh një ditë Giorgia Melonin në Pallatin Chigi në shtatorin e ardhshëm, zënkat duken të kota. Është e vërtetë se as Calenda dhe as Renzi nuk kanë asnjë mndësi të jenë kryeministra. Veç Draghit, i vetmi kandidat logjik mbetet lideri i Partisë Demokratike Enrico Letta, parti njëherësh më e fuqishmja dhe elementi qendror i koaicionit që mund të mbledhë nga qendra në të majtë. Krejt e kundërta me koalicionin e së djathtës që, duke u dhënë celësin ekstremistëve, lë jetimë një pjesë të elektoratit të qendrës së djathtë. Roli i disidentëve të Forza Italia këtu mund të bëhej kyç.

Për tërë këto arsye, duket e pakuptueshme të mos formohet kjo aleancë e madhe si mundësi e fundit kundër ekstremit të djathtë. Minimumi është paraqitja e një kandidati të vetëm në rajone (votimi është mikst mes një partie uninominale dhe një tjetre proporcionale). Shtatë pikë humbje mes dy koalicioneve të mundshëm, mjaft për një fushatë të mbarë, sidomos kur italianët nuk ia falin partive që rrëzuan Draghin. Pa u nisur bashkë, beteja do të kishte një fund me dëshpërim.

Tërë Evropa do ta ndjekë me shqetësim këtë votim. Po aq tronditje sa dhe në raundin e dytë të presidencialeve franceze.

Sébastien është anëtar i bordit të drejtorëve të Sauvons l’Europe ku është përgjegjës për analizën politike.

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *