Lajme

Blinken: Kosova, partnere e palëkundur e SHBA-së

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka quajtur Kosovën partnere të palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në hyrje të takimit me krerët e Kosovës, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Ai ka thënë se ka histori të gjatë mes dy shteteve, teksa ka falënderuar Kosovën për pritjen e refugjatëve afganë dhe përkrahjen për Ukrainën.

“Është një histori e gjatë midis nesh, ne po punojmë bashkë në shumë çështje të ndryshme”, ka thënë Blinkeni.

Ai ka përsëritur se të mërkurën Kosova do të nënshkruajë marrëveshjen me MCC-në për Programin Kompakt që ka të bëjë me projektet për energjinë.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Kryeministri Kurti njoftoi se me Sekretarin Blinken “diskutuam për qeverisjen e mirë, luftimin e krimit dhe korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen sociale si përgjigje ndaj nevojave të qytetarëve të Republikës”.

“Theksuam raportet tona bilaterale shtetërore të shkëlqyeshme dhe mundësitë për avancimin e tyre sidomos në rrafshin ekonomik me më shumë investime dhe në atë tregtar me më shumë shkëmbime. Po ashtu diskutuam për demokratizimin e rajonit dhe fuqizimin e aleancave vlerore e politike për t’u ballafaquar me ndikimet dhe rreziqet nga të cilat kanoset Ballkani Perëndimor”, shkroi Kurti.

Ai u shpreh se marrëdhëniet mes vendeve dhe popujve tanë janë të fuqishme aktualisht dhe të thella historikisht.

Ndërkaq presidentja Osmani ka thënë se në SHBA-ja shkoi me mesazhin falënderues nga populli i Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të SHBA-së për Kosovën.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Ajo ka thënë se ndihma amerikane ka qenë ekzistenciale për të arritur lirinë, në rrugën për pavarësi e në zhvillimin si demokraci.

Osmani ka thënë po ashtu se garanton që Kosova është me popullin e Ukrainës kundër agresionit rus.

“Vladimir Putini do të përpiqet të destabilizojë rajonin. Do të vazhdojmë të jemi partner i palëkundur i SHBA-së dhe Evropës që të sigurohemi që planet e Rusisë të ndalen”, ka thënë ajo. “Do të na nevojitet përkrahja e Shteteve të Bashkuara që ta largojmë ndikimin rus nga rajoni”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *