Bota

(Video) Ukraina sulmon urën kryesore të mbajtur nga rusët në Kherson

Një urë kyçe e mbajtur nga Rusia në qytetin jugor të pushtuar Kherson të Ukrainës u godit me një breshëri raketash nga forcat ukrainase, të cilat dukej se po shtonin operacionet për të izoluar qytetin.

Pamjet dhe rrëfimet e dëshmitarëve treguan deri në 18 shpërthime në urën Antonivskiy mbi lumin Dnipro, një nga rrugët kryesore ruse të furnizimit në Kherson dhe që mbrojtja ajrore ruse kundër raketave me sa duket nuk arriti t’i kapë.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Forcat e Armatosura të Ukrainës publikuan një video një minutëshe në Telegram që tregon gjuajtjen me raketa pak pas orës 1 n mesnatë. “Momenti i fluturimit mbi urën Antonivskiy,” njoftua forcat ukrainase.

Në një seri tjetër videosh të postuara në Telegram ku dëgjoheshin shpërthime të forta, ushtria shtoi: “Shpërthime në zonën e urës Antonivskiy”.

Ura është nën një sulm të vazhdueshëm që nga java e kaluar pasi Ukraina është përpjekur të ndërpresë disa rrugë që Rusia mund të përdorë për të zhvendosur armët e rënda brenda dhe rreth qytetit Kherson, duke përfshirë një rrugë mbi digën në Nova Khakovka aty pranë.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Një pamje e urës Antonivskiy përtej lumit Dnipro në rajonin Kherson të kontrolluar nga Rusia në Ukrainën jugore.  Ura u sulmua deri në 18 herë të martën mbrëma në një përpjekje për të prerë një rrugë kryesore të furnizimit për trupat ruse. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *