Bota

‘Të paktën €100 euro/ditë’, rregulli më i ri për turistët që hyjnë në Spanjë

Rregullat e reja për vizitorët që duan të hynë në Spanjë kanë habitur dhe shqetësuar turistët.

Spanja ka konfirmuar një listë të re rregullash për të gjithë turistët që vijnë nga shtete që nuk janë anëtare të BE-së.

Këto rregulla parashikojnë që menjëherë pas mbërritjes në aeroport, turistët të tregojnë dëshmi të rezervimit të hotelit apo akomodimit ku do të qëndrojnë, një biletë kthimi si dhe më e rëndësishmja, të kenë mjaftueshëm para me vete për çdo ditë qëndrimi.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Turistët që nuk vijnë nga Bashkimi Evropian duhet të provojnë që mund të shpenzojnë të paktën 100 euro në ditë, që do të thotë se për një vizitë 1-javore, ata duhet të kenë me vete të paktën 700 euro për person.

Të parët që kanë reaguar për këto rregulla kanë qenë britanikët duke qenë se ata mbeten ndër turistët më të lidhur me Spanjën për pushimet verore, dhe për shkak të Brexit, ata tashmë duhet të trajtohen njësoj me të gjithë shtetet jo anëtare të BE-së.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Mediat britanike janë mbushur me reagime të Britanikëve të shqetësuar për rregullat e reja.

Në rast se do të qëndroni me një familjar, qeveria spanjolle ka deklaruar se një ftesë zyrtare e njohur ndryshe si një ‘carta de invitation’ është e nevojshme nëse ju nuk keni rezervuar një dhomë hoteli.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *