Falsifikonin të dhënat e radarit dhe vinin gjoba padrejtësisht, e pësojnë keq 4 policë në Vlorë
Katër punonjës të Policisë Rrugore të Vlorës, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion, pasi falsifikonin të dhënat e radarit dhe vinin gjoba padrejtësisht, janë pezulluar nga detyra.
Drejtoria Rajonale e AMP Vlorë ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masat e sigurimit ndaj 5 punonjësve të policisë në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë.Punonjësit e policisë rrugore Medin Çanaj, Armir Xhafaj, Renols Mataj, Taulant Kasa, Endri Kasaj, janë pezulluar nga detyra ditën e sotme, dhe është vendosur detyrim paraqitje ndaj tyre.
Më datë 25.07.2022, Drejtoria Rajonale e AMP Vlorë ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masat e sigurimit ndaj 5 punonjësve të policisë në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë.
Në kuadër të procedimit penal nr. 216/2022 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, i ndjekur me metodat speciale të hetimit për një periudhë disa mujore, regjistruar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur masën e sigurisë me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, ndaj;
Inspektor R. M., me detyrë trup shërbimi në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë.
Inspektor A. XH, me detyrë trup shërbimi në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë.
Inspektor E. K., me detyrë trup shërbimi në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë.
Inspektor T. K., me detyrë trup shërbimi në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë.
Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur masën e sigurisë me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj ish punonjësit të policisë;
M. Ç., ish punonjës policie në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë.
Nga hetimi i kryer në kuadër të këtij procedimi penal është arritur të dokumentohet me prova ligjore se këta shtetas, në disa raste të ndryshme kanë marrë shuma parash për të mos evidentuar shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor nga qytetarët, duke mos u vënë masë administrative, me qëllim përfitimin e shumave të parave, si edhe kanë fallsifikuar të dhënat e fiksuara nga radari në kundërshtim me ligjin, duke sjellë si pasojë dëm të konsiderueshëm ekonomik dhe cënimin e interesave të ligjshëm të shtetit.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.
Rruga Press