“Tani ka nisur lufta”/ Klodiana Lala: Pika e vlimit është masakra e Fushë Krujës
Gazetarja Klodiana Lala komentoi situatën e krijuar nga ngjarjet kriminale në vend duke theksuar se masakra e Fushë Krujës ku humbën jetën tre të rinj është “pika e vlimit”.
“Tek masakra e trefishtë kishin përdorur armë e kalibrit të sofistikuar qe përdoret nga forcat speciale, dyshohet se është një vrasje me pagesë.
Pika e vlimit është masakra e Fushë Krujës. Familja Martinaj ka përplasje me disa grupe kriminale. Aq shumë personazhe të përfshirë, sa tani mendoj që për fat të keq më duhet ta artikuloj, ka filluar lufta.
Deri më tani personat me rekorde kanë arritur t’ia hedhin drejtësisë, të dalin e janë të bindur në mendjen e tyre se mund ta blejnë drejtësinë dhe nëse kryejnë një krim të rëndë.
Njerëzit e botës së krimit asnjëherë nuk ndjekin të njëjtin itinerar, më shqetëson fakti që këto ngjarje po e tronditin sigurinë në vend.” – u shpreh Lala.
Rruga Press