Vendet anëtare kundër propozimit të BE-së për uljen e konsumit të gazit me 15 përqind
Plani i Komisionit Evropian për të ulur konsumin e gazit me 15 për qind në muajt e ardhshëm është refuzuar nga shumica e vendeve anëtare.
Ky propozim u bë nga unioni në sajë të mundësisë që Rusia mund të ndërpresë furnizimet për Kontinentin e Vjetër.
Të prekur nga konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës dhe sanksionet e shumta të vendosura nga BE-ja ndaj Moskës, çmimi i energjisë në Evropë ka vijuar të rritet. Pjesa më e madhe e unionit tani përballen me frikën e një krize energjetike, me dimrin që parashikohet tepër i vështirë.
Aktualisht kundër planit për uljen e konsumit janë shprehur 12 vende, mes tyre dhe Spanja, Portugalia, Greqia, Franca dhe Holanda. Ndërsa Hungaria, që ka pasur përplasje të vazhdueshme me Unionin për sanksionet kundër Moskës, po kërkon të blejë 700 milionë metër kub gaz shtesë nga Rusia. Ministri i jashtëm Peter Szijjarto, për këtë çështje vizitoi dhe Moskën disa ditë më pare, duke sfiduar haptazi qëndrimin e Bashkimit Evropian.
Rruga Press