Lajme

“Kosova nuk harron ata që kërkuan votimin e Gjykatës Speciale”, Rama me gjuhë të rëndë ndaj Metës dhe Osmanit

Në një reagim të fundit në Twitter, kryeministri Edi Rama ka shenjëstruar presidentin Ilir Meta dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kreu i qeverisë shqiptare i ka quajtur deklaratat e tyre turbopatriotike dhe që e kanë kthyer politikën e jashtme të Kosovës dhe të brendshme të të dy vendeve në një kotësi.

“Sa për dokrrat e tjera turbopatriotike,që e kanë kthyer politikën e jashtme të Kosovës në politikë të brendshme të Kosovës e Shqipërisë bashkë, Partia Socialiste e Shqipërisë as nuk i ka prodhuar as nuk i prodhon, as i ka çmuar e as i çmon ndryshe përveçse si kotësisht të dëmshme!”, shkruan Rama.

Lexo më shumë  Pasi e falimentoi, Rama merr përsipër borxhet e Air Albania/ Mediat e huaja: Ja shuma marramendëse

Gjatë vizitës zyrtare në Kosovë, presidenti Ilir Meta deklaroi se për Kosovën ka bërë thjesht detyrën e tij kushtetuese.

Sipas tij mund të kishte bërë më shumë për Kosovën, po të mos kishte problemet e brendshme në Shqipëri.

Lexo më shumë  Elbasan, qytetarët përballen me rritjen e çmimeve të produkteve bazë: Nuk po ia dalim dot të plotësojmë vaktet

Ndërkohë, Osmani u shpreh se Meta ka qenë një zë i fuqishëm kundër tendencave për ndarje të Kosovës.

Me një ton disi më të fortë, Osmani u shpreh se Kosova nuk i harron ata persona që kërkuan me insistim votimin e Gjykatës Speciale, e këtu duket se i referohet një vizite të kohës së Edi Ramës, me avion, që mbështeste votimin në Kuvend.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *