Bota

Zelenski mbledh komandantët ushtarakë, gati për ofensivë: Do i shkaktojmë Rusisë humbje të rënda

Pas takimit me krerët ushtarakë, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski shprehet optimist se vend ii tij i ka kapacitetet për t’i shkaktuar Rusisë humbje të mëdha në ofensionevën e saj në Ukrainë. Për të arritur këtë, Zelenski u shpreh se duhet të rritet intensiteti i sulmeve ndaj pushtuesve.

Presidenti Volodymir Zelensky është shprehur se Ukraina ka potencialin për t’i shkaktuar humbje të mëdha Rusisë dhe për të arritur përfitime në fushën e betejës.

Duke folur në një fjalim natën vonë pas një takimi me komandantë të lartë ushtarakë, ai tha se grupi diskutoi furnizimin me armë moderne, duke shtuar se intensiteti i sulmeve ndaj rusëve duhet të rritet.

Lexo më shumë  Franca ndalon një cisternë nafte ruse, Makron: Po financon luftën

“Ne folëm për situatën aktuale në vijën e frontit, rreth Ukrainës. Kemi përcaktuar detyra në disa fusha taktike për të forcuar pozicionet tona. Gjithashtu kemi përpunuar plotësisht çështjen e furnizimit të trupave me armë moderne – intensiteti i sulmit ndaj armikut ende nuk është rritur.

Pjesëmarrësit në mbledhjen e shtabit ranë dakord se ne kemi një potencial të konsiderueshëm për avancimin e forcave tona në front dhe për t’i shkaktuar humbje të reja të rëndësishme pushtuesve”, tha ai.

Lexo më shumë  Nga SHBA-ja në Evropë: si po rritet presioni për taksa ndaj miliarderëve

Kievi shpreson që armët perëndimore, veçanërisht raketat me rreze më të gjatë si Himars të SHBA-ve që Ukraina ka vendosur javët e fundit, do ta lejojnë atë të nisë një kundërsulm dhe të rimarrë territorin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *