Policia e Kosovës demanton shpifjen e rradhës nga mediat në Kosovë
Inspektoriati Policor i Kosovës ka reaguar mbi videon e publikuar sot në media të ndryshme, ku shihet një person i cili rrahet nga policia në Prizren.
“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve në janar të vitit 2021 ka pranuar ankesë nga një qytetar i cili ankohej për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga zyrtarë policorë në Prizren” thuhet në komunikatë.
Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur më 17.01.2021 në Prizren..
“Lidhur me kërkesën e disa mediave referuar videos së publikuar dhe shkrimeve nder to si “Policët rrahin në stacion një qytetar të arrestuar e me duar të lidhura” ju njoftojmë se nuk bëhet fjalë për ndonjë rast të ndodhur në kohën e tanishme, por kemi të bëjmë me një rast të rreth një viti më përpara, dhe lidhur me këtë rast me kohë janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale me kohë, ku zyrtarët policorë kanë qenë të suspenduar, kanë marrë masat ndëshkuese në pajtim me ligjet dhe procedurat e parapara për raste të kësaj natyre” thuhet në reagimin e Policisë.
Rruga Press