Bota

(Live) Qeveria e Italisë “në fije të perit”, fatin e saj e vendos tani mocioni i votëbesimit

Kryeministri italian Mario Draghi kërkoi të mërkurën unitet nga partnerët e tij të koalicionit si çmimin e tij për të qëndruar në detyrë, por thirrja e tij u duk se zgjeroi çarjet në qeveri.

Draghi parashtroi një sërë çështjesh me të cilat përballet Italia, duke filluar nga lufta në Ukrainë deri te pabarazia sociale dhe rritja e çmimeve, dhe tha se partitë politike duhet ta mbështesin atë nëse ai do ta drejtonte vendin drejt zgjedhjeve që priten në gjysmën e parë të vitit 2023.

“E vetmja mënyrë, nëse duam të qëndrojmë së bashku, është të rindërtojmë këtë pakt, me guxim, altruizëm dhe besueshmëri,” tha Draghi në një fjalim pa kompromis, duke shtuar se shumë italianë donin që koalicioni të vazhdonte.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Kryeministri thirri një votëbesimi që do të vulosë fatin e qeverisë së tij. Rezultat pritet rreth orës 19:30.

Mocioni thjesht thoshte se Senati miratoi fjalimin e tij. Megjithatë, partitë e qendrës së djathtë thanë se nuk do ta mbështesin këtë formulim dhe në vend të kësaj propozuan një mocion që i bën thirrje Draghit të krijojë një administratë të re, pa Lëvizjen 5-Yje që është fajësuar për shkaktimin e krizës politike.

Nëse Draghi humbet votën, ose vendos se nuk ka unitet të mjaftueshëm në koalicionin e tij 18-mujor, ai do të japë dorëheqjen, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme në shtator ose tetor.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Draghi dha dorëheqjen e tij javën e kaluar pasi partia populiste 5-Yje nuk mbështeti një votëbesim të mëparshëm, por presidenti Sergio Mattarella e refuzoi dhe i kërkoi të shkonte përpara parlamentit për të parë nëse mund të ringjallte administratën.

“Mbështetja që pashë në këtë vend (për koalicionin) … është pa precedent dhe më bindi që të ripropozoj një pakt për qeverinë dhe t’ju kërkoj ta votoni atë. Ju do të vendosni,” i tha në Draghi në fundSenatit, në debatin e së mërkurës.

Më poshtë mund ta ndiqni këtë debat që po zhvillohet ndërkohë, prej të cilit pritet të vendoset edhe fati i ekzekutivit në Itali.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *