Lajme

(Video) 27 vjet nga dita kur Vuçiqi tha: “Vriteni 1 serb, ne do t’i vrasim 100 myslimanë”

Gazeta serbe “Danas” ka përkujtuar të mërkurën, një datë dhe një fjalim që nuk e bën të mburret presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Danas”, që shpesh kritikon Vuçiqin për “mbytje të lirisë së shprehjes”, e që vetë, nga pushteti akuzohet se punon kundër “interesave serbe”, ka rikujtuar atë që ka thënë Vuçiqi në Kuvendin e Serbisë më 20 korrik 1995 kur ishte pjesë e partisë radikale të kriminelit të gjykuar nga Tribunali i Hagës, Vojislav Sheshel.

“Ky fjalim është dëshmi e gjuhës së urrejtjes dhe retorikës luftarake të përdorur nga Vuçiqi gjatë viteve nëntëdhjetë. Kështu, presidenti i Serbisë do të mbahet mend si dikush që deshi t’u hakmerrej boshnjakëve, siç bënë nazistët në Luftën e Dytë Botërore kur vendosën rregullin – për një gjerman të vrarë, njëqind serb do të pushkatohen”, ka shkruar gazeta “Danas”.

Vuçiq në shumë raste është munduar të arsyetohet për atë që kishte thënë në muajt e fundit të luftës në Bosnjë. Insiston se deklarata e tij është nxjerr nga konteksti, por gazeta “Danas” ia ka publikuar gjithë transkriptin e asaj seance si dhe videon nga fjalimi.

Lexo më shumë  Komandanti i KFOR-it: Ngjarjet në Kosovë ndikuan te siguria në rajon, dërguam 1,000 trupa

Më poshtë po risjellim atë shkrimin nga Agim Morina rreth fjalimit famëkeq të Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë në vitin 1994:

Politika gjenocidale serbe

Me 20 qershor 1995 krimineli klerofashist serb në Kuvendin e Serbisë tha:

“Vriteni një serb, na kemi me vra njëqind myslimanë”.

Dhe, njëzet ditë ma vonë, me 11 korrik 1995, ky kërcënim nisi me u zbatu në Srebrenicë. U vranë, – aq sa dihen deri sot, – 8372 boshnjakë, që nuk kishin vra asnjë serb.

Krimineli që i tha këto fjalë kërcënuese sot asht kryetar i Republikës së Serbisë dhe quhet Aleksandar Vučići. Kjo asht e vërteta lakuriqe e tridhjetë viteve të politikës në Gadishullin Ilirik: sa ma kriminel, aq ma mirë i ke punët.

Gjenocidi i Srebrenicës mbetet e vërteta e Serbisë klerofashiste: kryqi ortodoks dhe toka e djegun dhe e shfarosun që lihet mbrapa nga armata serbe.

Këtë e shpjegon shumë saktë njeriu që e njeh mirë edhe politikën serbe, edhe kishën serbe, Milo Đukanovići, kryetar i Malit të Zi, i cili, vitin e kaluem në Forumin e Bratisllavës, tha:

“Kanë shku, së pari kisha, masandej ushtria… Në fund, [pjesëtarët e kishës serbe] janë përgjegjës, përveç të tjerash, edhe për gjenocidin në Srebrenicë. Kisha asht një instrument i rrezikshëm në duert e nacionalizmit retrograd dhe duhemi me drejtu përgjegjësinë dhe vëmendjen politike në ta, nëse synojmë me i zhdukë forcat shkatërruese, të rrezikshme për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor.”

Ideologjia klerofashiste serbe ishte dhe mbeti një nga ideologjitë ma gjakatare në Gadishullin Ilirik, që nisi në gjysmën e dytë të shek. 19, me krijimin e Principatës së Serbisë, dhe vazhdon me vepru edhe sot. Gjenocidi i Srebrenicës asht vetëm një nga këto gjenocide që u njoh edhe ndërkombëtarisht. Mbi këto të vërteta gjenocidale u ndërtu Serbia: mbi gjendocidin e kryem mbi shqiptarët e Sanxhakut të Nishit u kriju gjysma e Serbisë së sotme, mbi gjenocidin e kryem ndaj follksdojçerëve gjermanë u mor Vojvodina, mbi gjenocidin e kryem ndaj boshnjakëve u ndërtu Republika Sërpska, ashtu qysh ashtu qysh nëpërmjet gjenocidit mbi shqiptarët u mbajt nën robni Kosova dhe sot mbahet Sanxhaku.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kroacia nis në Kosovë kontingjentin e 41-të të ushtarëve
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *