Lajme

Pas sulmit kibernetik, e-Albania rikthen në funksion një pjesë të shërbimeve

Portali qeveriatar e-Albania ka rikthyer në funksion 1118, nga 1225 shërbimet elektronike që ofron për qytetarët shqiptarë.

Dokumentet me vulë tatimore, vërtetimet tatimore apo vërtetimet e papunësisë, janë disa shërbimet të cilat mund të gjenerohen nga kjo platformë.

Gjithashtu, tanimë është sërish i mundur regjistrimi i nxënësve për klasat e para deri në të dhjeta si dhe shërbimet e regjistrimit të biznesit.

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

Për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, e-Albania do të bëhet funksional së shpejti, kjo për arsye sigurie.

Sipas AKSHI-t, sulmi i sofistikuar drejt sistemit të informacionit 4 ditë më parë, vjen nga jashtë Shqipërisë.

Dje u njoftua se faqet online të ministrive dhe sistemi i fiskalizimit tashmë janë funksionale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *