Bota

Protestë pro abortit në SHBA, arrestohen 17 deputetë

Shtatëmbëdhjetë ligjvënës amerikanë, duke përfshirë demokraten Alexandria Ocasio-Cortez, u arrestuan dhe më pas u liruan në një demonstratë pro abortit të organizuar në Uashington pranë Kapitolit dhe Gjykatës së Lartë të SHBA.

Politikanët u mblodhën përpara Kapitolit të SHBA përpara se të marshonin drejt ndërtesës së gjykatës, duke brohoritur “trupat tanë, zgjedhja jonë” dhe “ne nuk do të kthehemi më”.

Grupi, i cili përfshinte edhe Ilhan Omar, Rashida Tlaib dhe Cori Bush, vazhdoi të qëndronte përgjatë një vendkalimi për këmbësorët, përpara gjykatës, e cila është e rrethuar nga një gardh i madh i zi që pretendohet të jetë i pakalueshëm dhe i ngritur për të mbajtur larg protestuesit.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Ata u ulën në mes të rrugës si një akt mosbindjeje civile paqësore, teksa rreth tyre u mblodhën një grup policësh, duke transmetuar një mesazh të regjistruar paraprakisht, ku lajmërohej arrestimi i afërt për bllokimin e rrugës.

“Protestuesit nuk liruan rrugën pas tre paralajmërimeve të zakonshme të bëra nga policia, duke vazhduar bllokimin e trafikut”, sqaron policia në Tëitter.

Më pas oficerët filluan të arrestonin ligjvënësit, duke i lidhur me pranga dhe duke i çuar në një zonë të bllokuar nga rruga.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Në total u arrestuan 35 persona, të cilët më pas u liruan dhe do të duhet të paguajnë gjobë.

Vendimi historik i Gjykatës së Lartë për të drejtën e abortit ka shkaktuar reagime të forta dhe mjaft emocionale në SHBA.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *