“Me rëndësi pavarësia e gjyqësorit në Shqipëri”, përfaqësuesi i CDU-së: Asnjë lëshim përsa i përket kritereve të anëtarësimit në BE
Teksa sot mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare në Bruksel për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, vjen një reagim nga Cdu-Csu.
Dr. Johann Wadephul, kryetar i grupit të punës për Ballkanin Perëndimor brenda grupit parlamentar të CDU-së, deklaroi se nuk ka asnjë lëshim nga Bundestagu gjerman përsa i përket kritereve të anëtarësimit në BE.
Sipas zyrtarit gjerman, me rëndësi është pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit dhe liria e mediat.
“Negociatat për anëtarësimin në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë priten te ndodhin tani afër. Ky është një hap historik drejt rrugës së integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në BE. Negociatat duhet të fillojnë tani shpejt në mënyrë që më në fund të ndezin një dinamikë të re pozitive. Deputetët e parlamentit të Maqedonisë së Veriut kanë treguar largpamësi. Ata janë shprehur pro një propozimi kompromisi nga Franca që po kërkon shumë prej tyre. Por kjo hap derën për në BE. Mbetet për të shpresuar se ky hap është gjithashtu mënyra për të promovuar bashkëjetesën multietnike në të gjithë rajonin dhe për të ulur tensionet. Megjithatë, duhet të jetë po aq e qartë se ne nuk do të bëjmë asnjë lëshim ndaj kritereve të anëtarësimit. Për Shqipërinë në veçanti, Bundestagu ka formuluar kritere të qarta për pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe lirinë e shtypit. Këto kritere ende nuk janë përmbushur. Pres që qeveria e Edi Ramës t’i zbatojë këto reforma me guxim dhe qe BE-ja të kërkojë permbushjen e tyre gjatë bisedimeve.”, tha në reagimin e tij Johann Wadephul.
Ndërkohë, Gunther Krichbaum pohoi se Bashkimi Europian tani duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar që negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të mund të fillojnë pa vonesë.
“Marrëveshja midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për një plan pune për fillimin e negociatave të anetaresimit të Maqedonisë së Veriut në BE jep arsye për shpresë. Bashkimi Europian tani duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar që negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të mund të fillojnë pa vonesë. Pres që qeveria bullgare të mos vendosë pengesa të tjera në rrugën e këtyre negociatave dhe përfundimisht t’i japë fund lojërave te tyre të motivuara thjesht nga politka e brendshme, të cilat bien ndesh me frymën europiane. Por Maqedonisë së Veriut i kërkohet gjithashtu si Shqiperise të vazhdojne perpjekjet. Partitë Demokratike në Shkup duhet të vazhdojnë fuqishem rrugën europiane ”, tha ai.
Rruga Press