Bota

Helmim i bashkëpunëtorit më të ngushtë të Putinit?

Një tentativë helmimi është kryer ndaj bashkëpunëtorit më të afërt të Vladimir Putin, iniciatorit të pushtimit të Ukrainës, siç pretendohet nga një media ruse. 71-vjeçari Nikolai Patrushev, një “skifteri i Kremlinit”, ish-kreu i shërbimit sekret FSB dhe sekretar i Këshillit të Sigurimit të Moskës, thuhet se u dërgua me urgjencë në spital ditët e fundit pasi u ndje keq.

Sipas General SVR, një kanal rus Telegram i drejtuar nga disidentë të qeverisë Putin, rezultatet e testeve toksikologjike zbuluan se Patrushev ishte ekspozuar ndaj një “helmi sintetik”, por në fund mbijetoi.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Në një seri intervistash që ai dha për gazetat ruse, 71-vjeçari Patrushev parashikoi rënien e Evropës nën peshën e një krize globale ushqimore dhe refugjatësh dhe shpërbërjen e Ukrainës në disa shtete.

Sekretari i fuqishëm i Këshillit të Sigurimit kishte shërbyer në selinë e KGB-së në Shën Petersburg, ndërsa kishte argumentuar se SHBA qëndronin pas tensioneve në Ukrainën lindore dhe se qëllimi përfundimtar i Uashingtonit ishte të shkaktonte kolapsin e Rusisë.

“Detyra jonë është të mbrojmë integritetin territorial të vendit tonë dhe sovranitetin e tij”, kishte theksuar Patrushev, duke shprehur një pikëpamje të Luftës së Ftohtë.

Partneri i Putinit shpejt u bë zëdhënësi kryesor i një linje të ashpër kundër Perëndimit.

Paraqitja e tij e papritur në qendër të vëmendjes pas më shumë se dy dekadash aktiviteti në prapaskenë, padyshim që nxjerr në pah ndikimin e madh që ai ka në Kremlin.

Në një kohë, kur u përfol për gjendjen shëndetësore të Putinit, ai u shfaq si një zëvendësues i mundshëm i presidentit rus.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *