Gjirokastra, 17 vite në UNESCO. Përfitimet dhe detyrimet si trashëgimi botërore
Gjirokastra ka mbushur 17 vite nën mbrojtjen e UNESCO-s si një trashëgimi botërore që gëzon mbrojtje të veçantë për ato vlera arkitekturore dhe kulturore që mbart.
Natyrisht, në këto vite statusi i Gjirokastrës si një trashëgimi botërore ka ndikuar pozitivisht jo vetëm në promovimin e saj përtej kufijve të vendit, por edhe në investimet dhe rritjen e ndjeshme të turizmit në këtë qytet.
Por, për studuesin gjirokastrit Engjëll Serjani, statusi që ka Gjirokastra është edhe një obligim për ta ruajtur atë për të cilën bota na ka vlerësuar dhe në këtë pikë ai apelon që të mos ekzagjerohet me ndërtimet, siç është bërë në disa raste.
Sipas studiuesit, autoritetet shtetërore duhet të shtojnë më shumë investimet në Gjirokastër dhe mos t’i llogarisin me numrin e popullsisë, por me vlerat që duhen ruajtur, pasi, sipas tij, qindra qytetarë gjirokastritë po sakrifikojnë duke jetuar në banesa mbi 300-vjeçare për t’i ruajtur vlerat.
Gjirokastra tërheq çdo vit mijëra turistë që janë të interesuar për historinë, kulturën dhe arkitekturën e shtëpive dhe kalldrëmeve karakteristike.
Rruga Press