Greqia me notë proteste ndaj Serbisë lidhur me rrëzimin e aeroplanit ukrainas
Greqia ka dorëzuar ankesë ndaj Serbisë të hënën, pasi një aeroplan ukrainas i mallrave që po barte armë, u përplas teksa tentoi të bënte një aterim emergjent në veri të Greqisë.
“Ambasadori grek në Beograd është udhëzuar që të ankohet te Qeveria serbe për të theksuar nevojën që autoritetet greke të informohen paraprakisht për natyrën e ngarkesës së avionit”, tha një zyrtar i Qeverisë greke, i cili nuk deshi të identifikohej para se të bëhej njoftimi zyrtar.
Tetë anëtarë të ekuipazhit të aeroplanit të mallrave, që operohej nga një kompani ukrainase, u vranë pas rrëzimit të aeroplanit të shtunën në Kavalla të Greqisë. Pas rrëzimit, ka pasur shpërthime të eksplozivëve për të paktën dy orë.
Autoritetet serbe thanë se avioni po bartte 11.5 tonë minahedhës dhe mina të tjera serbe për në Bangladesh. Aeroplani ishte paraparë të bënte një ndalesë në Aman të Jordanisë.
Ekipet e deminimit për të dytën ditë me radhë po punojnë në vendin ku u rrëzua aeroplani.
Aeroplani ukrainas i mallrave u rrëzua rreth 40 kilometra në perëndim të Aeroportit Ndërkombëtar të Kavallës.
Zëdhënësi i zjarrfikësve, Yiannis Artopios, tha se nuk janë gjetur substanca të rrezikshme në vendin ku u rrëzua aeroplani.
Ai shtoi se të gjithë anëtarët e ekuipazhit besohet se ishin ukrainas.
Avioni ukrainas që u rrëzua në Greqi, bartte armë nga Serbia
Avioni ukrainas i mallrave, që u rrëzua të shtunën vonë në Greqi, po transportonte 11.5 tonë armë serbe në Bangladesh, tha të dielën ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq.
Duke folur në një konferencë për media, Stefanoviq konfirmoi se pronare e avionit është një kompani ukrainase dhe se prodhues i armëve është kompania serbe “Valir”, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Të tetë anëtarët e ekuipazhit të avionit humbën jetën, njoftoi televizioni shtetëror grek të dielën.
Stefanoviq tha se avioni bartte minahedhës dhe mina të tjera. Ai shtoi se mendon se anëtarët e ekuipazhit ishin ukrainas, por nuk ka informacione për këtë çështje.
“Ata nuk ishin serbë”, shtoi ai.
Ai tha se avioni nuk ishte në rrugë drejt Ukrainës, se armët nuk ishin të destinuara për Ukrainën dhe se kompania ukrainase ishte vetëm pronare e avionit.
Stefanoviq i hodhi poshtë pretendimet e disa mediave se armët janë nisur për në Ukrainë, duke thënë se ato janë “keqdashëse dhe të dëmshme për Serbinë”.
Serbia, edhe pse kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.
Zyrtarët në Serbi kanë përsëritur vazhdimisht se nuk do të dërgojnë armë në Ukrainë, si dhe se nuk do të lejojnë transportin e armëve të destinuara për atë vend përmes Serbisë.
Avioni Antonov, që operohej nga një linjë ajrore e Ukrainës, u rrëzua të shtunën vonë pranë qytetit Kavalla në Greqinë veriore.
Denys Bohdanovytch, drejtori i përgjithshëm i kompanisë që operonte me avionin, i tha Deutsche Welle-s se të gjithë anëtarët e ekuipazhit ishin ukrainas. Ai nuk dha informacione të tjera lidhur me ngarkesën që gjendej në avion.
Konsulli i Ukrainës në Selanik, Vadim Sabluk, më 17 korrik vizitoi zonën ku u rrëzua avioni.
A Meridian An-12BK cargo aircraft crashed near Kavala, Greece this evening en route from Niš to Amman. Flight playback, downloadable data, and granular ADS-B data are available at https://t.co/qarHr6zvKi #MEM3032 pic.twitter.com/1QlMxHFvDn
— Flightradar24 (@flightradar24) July 16, 2022
Rruga Press