KryesoreLajme

Hapja e negociatave/ A do bllokojë Greqia procesin e Shqipërisë?

Ditën e sotme, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi me 68 vota propozimin francez. Ky propozim vendos në kompromis 7 pikësh Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë për heqjen e vetos bullgare me qëllim hapjen e negociatave mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.

Shqipëria u gjend e ngecur në këtë mes, për shkak se ishte grupuar me RMV-në dhe procesi do hapej për të dy vendet njëkohësisht, e bllokada Bullgare ndaj RMV-së solli dhe bllokadë për Shqipërinë.

Lexo më shumë  Dita e Forcës, Kurti: Kemi shumëfishim të pajisjeve nga Turqia, Gjermania, Kroacia...

Por, a do të thotë kompromisi RMV-Bullgari hapje negociatash për Shqipërinë?

Themeluesi i medias DTT-NET me seli në Bruksel, Ekrem Krasniqi, shkruan në Twitter se Shqipëria duhet të arrij tashmë një marrëveshje me Greqinë mbi kufirin detar në detin Jon.

“Hapja e negociatave Shqipëri-BE u çbllokua gjitashtu, falë votimin në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, por do duhet të arrijë një marrëveshje me Greqia në mbi mosmarrëveshjen e kufirit që të shmangë një bllokatë nga Athina”, shkruan Krasniqi.

Mbetet të shohim në ditët në vijim nëse Greqia nuk do bëhet pengesë, apo nëse do shfrytëzojë mundësinë për të vendosur veto dhe dëshirën e Ramës për të dhënë det, që të ndërhyjë në ujërat territoriale shqiptare.

Rruga Press

Lexo më shumë  Hiqet masa e arrestit në shtëpi për kreun e opozitës Sali Bershia
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *