Digjen pemët frutore në kodrat e Vajkanit, në rrezik banesat dhe kisha
Një zjarr i papritur ka përfshirë kodrat e Vajkanit në Fier. Flakët janë përhapur me shpejtësi të favorizuara edhe nga era e fortë.
Zjarri është shtrirë në një territor të gjerë, ndërsa rrezikohen të digjen ullishte dhe pemë frutore. Flakët janë përhapur në një zonë ku ka banesa, ndërsa pranë është edhe kisha e Vajkanit.
Në terren kanë zbritur të gjitha mjetet dhe efektivët e repartit zjarrfikës të Fierit.
Më herët ministri i mbrojtjes Niko Peleshi lajmëroi se dy avionë të tipit Canadair për shuarjen e zjarreve vijnë si mbështetje përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile për Shqipërinë nga qeveria greke.
Për fikjen e flakëve në malin e Çikës ka nisur ndërkohë ndërhyrja nga ajri.
Rruga Press