Lajme

Kur çmimi në bursë bie në 97 dollarë/fuçi, pse në Shqipëri nafta vijon të shitet me 240 lekë/litër?

Bordi i Transparencës priti thuajse një javë për t’u mbledhur sërish dhe për të lënë në vend çmimin e naftës. Nga sot prej orës 18:00, nafta me pakicë në Shqipëri do të tregtohet me çmimin 240 lekë/litër.

I njëjti çmim që ishte edhe ditë më parë, kur në bursë çmimet luhateshin shumë më të ulëta. Edhe sot, në bursë është e njëjta situatë. Çmime shumë më të ulëta se ato që bordi vendos të aplikojë në vend.

Lexo më shumë  Nga Shqipëria pothuajse çdo vit, rreth 35 studentë shkojnë për studime me bursë për në Rusi, kjo duhet parë me kujdes strategjik

Data 8 korrik: mbledhja e parafundit e Bordit të Transparencës vendosi çmimin që e la të pandryshuar edhe sot. Ndërkohë, në atë datë çmimi i naftës në bursë ishte rreth 106 dollarë për fuçi.

Sot, ku Bordi u mblodh sërish, çmimi i naftës në bursë ka rënë ndjeshëm në rreth 97 dollarë për fuçi. E megjithëkëtë rënie, Bordi e ka parë të arsyeshme që mos të lëvizë asnjë qindarkë në çmimin e naftës.

E njëjta “logjikë” është ndjekur edhe në vendimmarrje më të hershme, kur çmimi i naftës në bursë dhe çmimi i vendosur nga bordi ishin vektorë me kahe të kundërta. Në 5 korrik Bordi ishte mbledhur për ta çuar çmimin naftës në plot 252 lekë/litër. Çmimi në bursë? Rreth 102 dollarë për fuçi.

Lexo më shumë  Kurti pret Queirós: Fokus te ligji për konfiskimin e pasurisë dhe mjedisi

Ajo që është e pakuptueshme në vendimmarrjet e bordit, është logjika dhe metoda që përdorin për të përcaktuar çmimet e karburanteve në vend.

Kur çmimi në bursë bie në 97 dollarë/fuçi, pse në Shqipëri nafta vijon të shitet me 240 lekë/litër?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *