Rusia nuk heq dorë, sulmon sërish Ishullin e Gjarpërinjve
Rusia duket se nuk ka hequr ende dorë nga Ishulli i Gjarpërinjve, i konsideruar një pikë kyçe për kalimin e anijeve në Detin e Zi.
Mbrëmjen e kaluar forcat ruse tentuan të sulmonin sërish ishullin, simbol të rezistencës ukrainase, por pa rezultat.
Predhat e lëshuara nga avionët ranë në det dhe nuk mundën të godisnin objektivat e ushtrisë vendase. Sipas autoriteteve ukrainase, sulmi u ndërmorr nga disa avionë Su-27.
Disa ditë më parë, Rusia u largua nga Ishulli i Gjarpërinjëve në një lëvizje që e quajti si vullnet të mirë për të mos i lënë justifikim Ukrainës për bllokimin e eksportit të drithërave. Ndërkohë që Kievi zyrtar deklaroi se rusët u larguan vetëm falë ndërhyrjes së ushtrisë.
Ukrainasit u tallen me rusët kur thanë se tërheqja nga Ishulli i Gjarpërinjve ishte ‘gjest i vullnetit të mirë’
Anton Gerashchenko, një këshilltar i ministrit të Punëve të Brendshme, postoi këtë video duke u tallur me pretendimin rus se tërheqja e saj nga Ishulli i Gjarpërinjve ishte një “gjest i vullnetit të mirë”.
Ministria ruse e Mbrojtjes kishte bërë të ditur se ka tërhequr trupat e saj nga Ishulli i Gjarprit në Ukrainë, si shembull i një “gjesti të vullnetit të mirë”.
Por ukrainasit thonë se sulmet e tyre i kanë detyruar rusët që të tërhiqen.
Shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak shkroi: “Bum. Nuk ka më trupa ruse në Ishullin e Gjarprit. Forcat tona të armatosura bënë një punë të mirë”.
Pse është kaq e rëndësishme beteja për ishullin e gjarpërinjve?
Për një shkëmb vetëm dy herë më të madh se Alkatraz, ishulli i gjarpërinjve ka luajtur një rol çuditërisht të madh dhe të rëndësishëm në luftën në Ukrainë. Ishulli ishte një objektiv që në ditën e parë, kur anija kryesore ruse e Detit të Zi, Moskva, mbërriti në brigjet e saj duke u kërkuar ushtarëve të dorëzoheshin.
Refuzimi u bë shumë shpejt një thirrje për vendin. Mbytja e “Moskvës” në prill, nga ana tjetër, bëri që ishulli të kishte një rëndësi ndryshe për anijet ruse në Detin e Zi. Në ditët që pasuan pas fundosjes së anijes, ishulli u forcua me sisteme të reja kundërajrore, raketore dhe radarësh.
Ishulli i gjarpërinjve, i cili në gjuhën ukrainase njihet si Zmiinyi, është vetëm 45 km larg Rumanisë, një anëtare e NATO-s. Vendndodhja e tij me pamje nga Danubi dhe kanalet e transportit në Odessa dhe portet e tjera të Detit të Zi e bëjnë atë një vend strategjik.
Ai gjithashtu mund të shërbejë si një urë për një sulm amfib në Odessa, rreth 140 km larg.
Rruga Press