KryesoreOpinion/Aktualitet

Të ushqyer me shpifjet e medies mbështetëse të lobistit proserb, anonimët u sulën kundër meje sipas shijeve personale

Nga Hysamedin Feraj

Ndoshta ju kujtohet, ndoshta jo, kur me 6 prill 2020 kërkova që populli i Kosovës ta demonstronte e ta manifestonte publikisht vendosmërinë e vet kundër lobit serbo-rus brenda Kosovës dhe në mbështetje të Vetëvendosjes.

Populli iu përgjigj asaj thirrjeje me votën e 14 shkurtit 2021.

* * *

Përkundrazi, opozita e atëherëshme (dhe e tashme), ndërseu kundër meje anonimë për sharje e fyerje, dhe media e portale jo anonime për shpifje. Në mbështetje të Grenellit kundër meje, ajo medie e ata “gazetarë” nxorën në mejdan kundër meje vetë Skënderbeun dhe Enver Hoxhën, Krishtin dhe Muhamedin. Madje me aq zellë sa shikuan edhe kush i kishte bërë like postimit tim, dhe sulmuan Elvis Hoxhën, atëherë këshilltar i kryeministrit Kurti, objektivit të sulmit të atëhershëm e të tashëm të lobistit proserb Richard Grenell.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Të ushqyer me shpifjet e medies mbështetëse të lobistit proserb, anonimët u sulën kundër meje sipas shijeve personale, duke më cilësuar “eneverist”, “antiskënderbe”, islamist, antiislamist, antiamerikan e prorus dhe proserb, sepse kërkoja të shfaqet qëndrimi ynë popullor e kombëtar kundër lobimit proserb! Madje vetë AKG-ja e quajti linçim shpalljen publike nga unë të emrave të disa “gazetarëve” mbështetës të zhurmshëm të lobistit proserb!

Pretendentë për mbështetës dhe për aktivistë të LVV-së kërkuan distancimin e organizatës nga unë, dhe madje përjashtimin tim!

Tani është po ajo opozitë, janë po ato medie, po ata anonimë, po ata “vetvendosës” që për lobistin proserb Grenell heshtin me po atë trimëri që u sulën kundër meje. Tani i vetmi problem për ta është “rroga” dhe “çmimet”, ose siç thoshte Grenelli, “pagesa e qirasë”, krijimi i Zajednicës, aktiviteti i dendur ndërkombëtar i Albin Kurtit kundër politikës së Serbisë ndaj Kosovës. Ky është edhe problemi i madh i Richard Grenellit: bota demokratike tani po flet me gjuhën e Kurtit: po i kërkon Serbisë njohjen e shtetit të Kosovës, zbatimin e parimit të reciprocitetit, sanksionet ndaj Rusisë, etj. Eh, sikur t’i kërkonte rritjen e rrogave dhe uljen e çmimeve, mbylljen në shtëpi dhe heqjen dorë nga aktiviteti ndërkombëtar në mbështetje të Kosovës! Sipas kundërshtarëve të tij, atëherë do të ishte proamerikan, antiserb dhe antirus! Mirëpo, kjo gjuhë e përmbysur e tyre është vetëm shfaqja e perceptimit real të botës prej tyre si e përmbysur. Meqenëse vetë ata janë përmbysur me votë nga pushteti gjithë botën e perceptojnë si të përmbysur. Delirimi nuk është ndryshe.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *