EditorialKryesore

15 “bëma” të Qeverisë Mavi në 7 ditë, që Shkëlzen Gashi nuk do i shohë në facebookun e Ramës

Vetëm një ditë më parë në llogarinë e tij në facebook Shkëlzen Gashi doli me një listë ku radhiste shtatë postimet e fundit të Kryeministrit Rama në facebook dhe shtatë postimet e fundit të Kryeministrit Kurti në facebook.

Lista që nxorri z. Gashi pasi kishte kontrolluar facebookun e dy kryeministrave në pamje të parë na tregon një Edi Ramë që është shembull se si udhëhiqet një vend, kurse Albin Kurti i krahasuar me facebookun e Ramës duket krejtësisht mbrapa.

Nëse shtetet do të qeveriseshin nga facebooku Shqipëria do të ishte një nga 10 forcat më të mëdha botërore ekonomike dhe politike. Por, realiteti flet ndryshe. Në facebookun e Ramës nuk do të gjejmë kurrë atë se çfarë në fakt po ndodh në Shqipëri, dhe këtë Shkëlzen Gashi e di shumë mirë.

Ashtu si Shkëlzen Gashi, edhe redaksia jonë ka bërë një listë të “bëmave” të qeverisë Rama brenda shtatë ditësh dhe atyre të qeverisë Kurti brenda shtatë ditësh. Burim i të dhënave që kemi paraqitur nuk janë marrë as nga facebooku i Ramës apo Kurtit, as nga televizioni privat ERTV, as edhe nga kuratori i imazhit Endri Fuga. Lista jonë është ndërtuar duke marrë të dhëna të publikuara nga mediat në shtatë ditët e fundit:

1. Përfaqësues të opozitës në shqipëri kërkojnë heqjen e mandatit të deputetes që në ekzekutiv ka funksionin e Ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, e cila akuzohet se ka përfituar pasuri publike përmes skemës së investimeve strategjike ku është i përfshirë bashkëshorti i saj Artan Gaçi.

2. Komisioni Europian shprehu shqetësime serioze për nismën e ligjit të amnistisë që do zbardhë paranë e pistë pa kërkuar burimin dhe justifikimin e kësaj pasurie. Pavarësisht kritikave Rama shpall konsultime për projektligjin.

3. Parlamenti i Shqipërisë miraton rezolutën që dënon gjenocidin në Srebrenicë, por aty nuk përmendet fare dhe nuk bëhet përgjegjës shteti serb.

4. Revista amerikane Forbes shprehet se kultivimi dhe prodhimi i kanabisit në Shqipëri do të kenë vetëm qëllim eksporti dhe nuk lejon që shqiptarët të përfitojnë nga përdorimi i kanabisit mjekësor për të trajtuar sëmundje të ndryshme.

Lexo më shumë  Kurti në Studime: Të bashkuar në kujtimin e të dashurve tanë dhe përkushtimin për drejtësi

5. Nga hetimet e Spakut mësohet se janë falsifikuar firma të qytetarëve duke i bërë ata pronarë të kompanive të lidhura me inceneratorët. Pa dijeninë e tyre dhe nën emrin e tyre janë bërë miliona euro qarkullim. Një prej “pronarëve” rezulton i vdekur para disa viteve, kurse një “pronare” tjetër mbijeton duke mbledhur dhe shitur kanaçe.

6. Mazhoranca nuk mendon që është në shkelje të Kushtetutës marrëveshja e qeverisë shqiptare me fondacionin amerikan për zhvillim për Butrintin, votojnë kundër dekretit të presidentit.

7. Beogradi dhe Tirana janë dy kryeqytetet më të shtrenjta në rajon, sipas indeksit të mesvitit të Numbeo-s, që është dhe database më e madhe e kostove të jetesës. Prishtina më e lira.

8. Tenderat e rrugëve, fitojnë më të shtrenjtët, Fier-Vlorë me kosto shtesë prej 2.1 milion euro.

9. Në kulmin e krizës së shkaktuar nga rritja e çmimeve Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka zhvilluar një tender me vlerë 30 milionë lekë për pajisjen e godinave në të cilat do të pushojnë zyrtarët e administratës dhe qeverisë. Produktet që do të blihen me këtë fond nga buxheti i shtetit janë peshqirë, robdashanë dhe aksesorë të tjerë për sezonin e plazhit.

10. Drejtori i Agjencisë së Shërbimeve Funerale në bashkinë Tiranë, Eliodor Ndini është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës, së bashku me 3 punonjës të tjerë të varrezave të Tufinës, pasi u prangosen dy ditë më parë, me akuzen se kanë marrë ryshfet për rezervimin e varreve.

11. Kryeministri i Shqipërisë nuk bën asnjë prononcim në ditën e përvjetorit të gjenocidit që shteti serb kreu në Srebrenicë, megjithëse ngjarja kap çdo vit vëmendjen e gjithë Evropës.

12. Kryetari i Bashkisë së Tiranës shprehet në mënyrë makabre duke treguar përbuzje për vdekjen e gazetarit, i cili bëri vetëvrasje duke u hedhur nga ballkoni:”Dhe ke gjet bashkinë e gabuar se ne te kjo e gjobave, bëj ça të duash, hidhuni edhe nga ballkoni po deshe, siç po ndodh me këtë gazetarinë e lajmeve të rreme” – u shpreh Veliaj.

Lexo më shumë  Qeveria e re e Serbisë, komenton Biserko: Po shkon drejt izolimit

13. Raporti i Kombeve të Bashkuara i publikuar ditët e fundit, me titull “Nga kriza në katastrofë” thotë se 90 mijë qytetarë shqiptarë janë në rrezik për të qenë të varfër. Bëhet fjalë për një shtresët të popullsisë që jeton me 5.5 dollarë në ditë.

14. Rama, një javë heshtje për skandalin e ri të vjedhjes me inceneratorët

15. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Rrugore i jepte kontrata kompanisë së tij private të transportit. Kompania që u shit për 800 euro, për katër muaj u ble për 1.7 milionë euro

Ndërkohë, Kordinatori për Komunikimin me Mediat, Arlind Manxhuka në atë që duket si tekst në përgjigje të Shkëlzen Gashit shprehet:

Postimi i 4-t kur numëron nga i fundit në profilin e Kryeministrit Kurti me dy investime gjigande:

1. Miratimi ne Qeveri per projektin e jashtezakonshem hekurudhor Durres- Prishtine;

2. Miratimi i vendimit per 236 milione euro ne investimin me te madh ne energjetike ne Kosoven e pasluftes.

Në të njëjtën kohë, u munduam që ashtu si për qeverinë Rama dhe skandalet e tij/saj për një javë, të bënim edhe një skanim të skandaleve të qeverisë Kurti brenda një javë. Por, për fat të mirë të të gjithëve askund nuk gjetëm një skandal të tillë, veç punës së pandalur si brenda Kosovës, si në politikën e jashtme.

Ndër të tjera mund të shtojmë që vetëm para pak orësh në Kosovë u miratua në lexim të parë Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar.

Me sa duket krejt qartazi, Qeveria Kurti nuk i merr vendimet me facebook, por me mbledhje qeverie dhe Kuvend. Dhe të këto të dhëna janë shumë lehtë të aksesushme.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *