Kosovë/ Votohet Projektligji për Byronë Shtetërore dhe për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar
Kuvendi i Kosovës në vazhdimin e seancës plenare ka miratuar në parim Projektligjin nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar, me 58 vota për dhe 3 abstenime.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila tha se nuk mban mend të ketë pasur debat më shumë në Kuvendin e Kosovës sesa për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar.
“Qëndrimi i Qeverisë është që ky Projektligj të vendoset për votim në parim dhe pastaj të gjitha rekomandimet e Venecias të adresohen. Përshëndesim nisjen e takimeve të grupeve parlamentare për procesin e Vettingut”, tha Haxhiu.
Rruga Press