Maqedoni e Veriut/ Pritet votimi i propozimit francez, protestuesit në çadra para kuvendit
Parlamenti në Maqedoninë e Veriut voton sot propozimin francez per hapjen e negociatave. Deputeteve do t’u drejtohet me nje mesazh edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, ndërsa opozita ka paralajmeruar protesta para Kuvendit.
Ndërkaq, një pjesë e protestuesve pas manifestimit të mbremshem, kanë ngritur çadra para Kuvendit.
Ata kaluan natën jashtë para Parlamentit, ku do të protestohet ashtu siç ka ndodhur disa ditë me radhë.
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski ka deklaruar se ka të dhëna se do të ketë dhunë gjatë protestës së sotme.
“Kemi informacione dhe të dhëna për atë se çfarë po përgatisin, në çfarë mënyre po organizohen grupe të caktuara, ndryshimin e strategjive të tyre e të tjera, për këtë arsye kemi përgatitur planin që do të garantojë siguri për qytetarët”, u shpreh Spasovski.
Lidhur me reagimin e Ambasadës së Federatës Ruse në Shkup mbi deklaratat e Spasovskit dhe presidentit Stevo Pendarovski për ndërhyrjen e agjentëve rusë në nxitjen e protestave, Spasovski tha askush nuk do të lejohet të ndërhyjë në vendimet mbi të ardhmen e vendit.
Rruga Press