Vala e të nxehtit po bën që zogjtë “të bien nga qielli”
Sipas Swifts UK, një grup i përkushtuar ndaj zogjve migrator të përmasave të mesme, vala e të nxehtit në Angli, por edhe globalisht, po bën që zogjtë të ulen në tokë.
Ata kanë lëshuar udhëzime që nëse gjeni një zog i cili po rri në tokë, “kurrë mos e hidhni zogun në ajër”.
“Zogu mund të vendoset në pëllëmbën tuaj dhe të mbahet në lartësinë e shpatullave për të parë nëse do të fluturojë, por nëse jo, NUK DUHET të hidhet në ajër”, thotë grupi.
Ata shtojnë se njerëzit nuk duhet ta ushqejnë zogun – por duhet të kontaktojnë një ekspert që mund të kujdeset për të.
Vala e të nxehtit ka bërë të pamundur fluturimin e disa specieve të zogjve, duke i pezulluar aftësitë e tyre fizike.
©Rruga Press