“Lideri suprem” njeh republikat e vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut
Korea e Veriut ka njohur zyrtarisht republikën e vetëshpallur popullore të Donetskut dhe atë të Luhanskut, territoret e pushtuara pro-ruse në lindje të Ukrainës, shkruan The Guardian.
Korea e Veriut bëhet vetëm shteti i tretë anëtar i OKB-së që i njeh ato si autoritete legjitime, pas Rusisë dhe Sirisë.
Lideri suprem koreano-verior, Kim Jong-un njihet për lidhjet e tij të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin, kryesisht si një aleancë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Rruga Press