Bota

“Digjet” Evropa, Portugalia regjistron temperaturat ekstreme prej 45 gradë Celsius. Në Kinë po shkrihen kulmet nga nxehtësia

Temperaturat e larta rekord janë regjistruar në Britani të Madhe që shkuan deri në 38.7 gradë celsius, që do të mund të tejkalojë atë që kishte mbizotëruar vikendin e kaluar. E ekspertët kanë paralajmëruar për rreziqe të shumta.

Pas valës së dytë të nxehtit të korrikut, pjesa perëndimore e Evropës po bëhet gati për një valë tjetër të nxehtit.

Siç raporton CNN, Mbretëria e Bashkuara, Portugalia, Spanja dhe Franca po ballafaqohen me temperatura të larta rekord.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Erërat e nxehta do të vazhdojnë të fryjnë dhe tani më po shkaktojnë zjarre në jugperëndim të Evropës.

Instituti meteorologjik në Mbretërinë e Bashkuar të hënën ka paralajmëruar për të nxehtit ekstrem që do të mbizotërojë gjatë 17 korrikut, dhe pritet që temperaturat të rriten më vonë në pjesën më të madhe të Anglisë dhe Wales.

Në Lisbonë dhe Santarem është paralajmëruar për ngritje temperaturash deri në 45 gradë celsius. E vala e të nxehtit do ta godasë edhe Spanjën.

Në anën tjetër në Franca kemi një vazhdimësi të temperaturave të larta ku gjatë dy javëve të fundit nuk ka pasur rënie nën 40 gradë celsius.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Hiq më mirë nuk i ka punët as Italia, që përveç të nxehtit po ballafaqohet me thatësirë të madhe dhe mungesë të ujit të pijshëm.

Ajo qfarë po habit më së shumti është Kina, ku në këtë shtet aziatik temperaturat janë regjistruar në termometër që shënonte 40 gradë celsius.

Në një muze në qytetin kinez Chongqingu është shkrirë kulmi si pasojë e të nxehtit të madh. Shumë kamionë kanë dalë rrugëve për të “freskuar” rrugët. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *