KryesoreLajme

Gjermania dhuron donacion mbi 400 mijë euro për FSK-në

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar të mërkurën se qeveria gjermane ka ndarë donacion prej 405 mijë eurosh për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Donacionin e Gjermanisë e dhuroi nënkoloneli Franz-Josef Nolte, i cili u prit në takim nga Mehaj.

“Sot pata kënaqësinë të pres në takim atasheun jorezident gjerman të mbrojtjes në Kosovë, nënkolonel Franz-Josef Nolte, ku së bashku me kolonel Cakajn, nënshkruam Marrëveshjen për Donacion me Republikën Federale te Gjermanisë për dhurimin e kamionëve për auto-shkollën e FSK-së, vlera e së cilit është 405 mijë euro”, thuhet në njoftimin e ministrit Mehaj në Facebook.

Lexo më shumë  Publikohet raporti i PE për Shqipërinë/ PS pengoi arrestin e Ballukut, Brukseli: Ndjekje penale dhe dënime përfundimtare për korrupsionin në nivele të larta

Në fund, Mehaj falënderoi shtetin gjerman për mbështetjen e përhershme që i jep FSK-së.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Marta Kos krijon tensione në Bruksel, burime për Politiko: Rama kërcënoi zyrtarët e lartë, e duan jashtë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *