Tkurrja e popullsisë në Shqipëri që nga vitet ’90 dhe në Kosovë që nga viti 2003
Popullsia e Kosovës kanë pësuar tkurrje viteve të fundit. Popullësia e Shqipërisë është tkurrur me 15%, krahasuar me vitet ’90 të shekullit kaluar.
Sipas Eurostat, në vitin 2022, popullsia e Shqipërisë zbriti në 2.79 milionë banorë, që është niveli më i ulët që nga viti 1982. Në tkurrje është dhe popullsia e Kosovës, që është tkurrur për 10.2%, në krahasim me vitin 2003, kur raportohen për herë të parë të dhënat.
Të dhënat janë publikuar të hënën nga Eurostati, në raportin për ecurinë e popullsisë së Evropës që nga vitet 1960, me rastin e ditës botërore të popullsisë. Në bazë të këtyre të dhënave, Shqipëria renditet në vendin e katërt në Evropë, pas Bullgarisë, Rumanisë e Kroacisë për renien e popullsisë së tyre në përqindje në krahasim me fillim vitet 1990.
Nga viti 1960, kur Eurostati raporton të dhënat, popullsia e Shqipërisë u dyfishua, duke kulmuar në vitin 1991 me gati 3.3 milionë banorë. Më pas, filloi tkurrja e ndikuar fillimisht nga emigracioni i lartë dhe më pas si nga rikthimi i ciklit të emigracionit dhe plakja graduale e popullsisë, e ndikuar si nga emigracioni, ashtu dhe nga numri i lindjeve.
Bullgaria ka shënuar një tkurrje, me -21.1, Kroacia (-18.9) dhe Rumania (-17.9). Sipas shifrave të Eurostatit, popullsia e Serbisë, në raport me vitin 1995 (kur u nda nga Mali i Zi) ka rënë me gati 11%, ndërsa ajo e Malit të Zi me 2.4% për të njëjtën periudhë.
Popullsia e Maqedonisë së Veriut rezulton me një tkurrje të lehtë prej më pak se 3%, por prej kohësh në këtë vend ka debat lidhur me censusin e popullsisë dhe numrin real të saj.
Sipas Eurostatit, për një periudhë më të gjatë të rritjes së popullsisë në vitin 2020 në vendet e BE-së për shkak të ndikimit të pandemisë Covid-19, popullsia e Bashkimit Evropian në 27 vende u ul përsëri në vitin 2021, nga 447.0 milionë në 1 janar 2021 në 446.8 milionë më 1 janar 2022.
Por për një periudhë më të gjatë, popullsia e BE-së u rrit nga 354.5 milionë në vitin 1960 në 446.8 milionë më 1 janar 2022, një rritje prej 92.3 milionë njerëz.
Shkalla e rritjes së popullsisë është ngadalësuar gradualisht në dekadat e fundit: për shembull, popullsia e BE-së u rrit mesatarisht me rreth 0.7 milionë persona në vit gjatë periudhës 2005-2022, krahasuar me një rritje mesatare prej rreth 3.0 milionë persona në vit gjatë viteve 1960 të shekullit kaluar.
Rënia totale që u regjistrua në vitin 2021 për popullsinë e BE-së ishte kryesisht për shkak të rritjes së numrit të vdekjeve (+113 000 gjatë vitit 2020) ndërsa numri i lindjeve të gjalla mbeti pothuajse i njëjtë me vitin 2020.
Migrimi neto në BE u rrit ndjeshëm nga mesi i viteve 1980 e në vazhdim dhe ishte përcaktuesi kryesor i rritjes së popullsisë që nga vitet 1990. Migrimi neto u rrit në vlerë absolute nga +0.8 milion në 2020 në +1.1 milion në 2021. Popullsia e Shteteve Anëtare të BE-së më 1 janar 2022 varionte nga 0,5 milionë në Maltë në 83,2 milionë në Gjermani.
Gjermania, Franca dhe Italia së bashku përbënin pothuajse gjysmën (47 %) të popullsisë totale të BE-së më 1 janar 2022. Luksemburgu, Irlanda, Qiproja dhe Malta shënuan normat më të larta të rritjes së popullsisë në vitin 2021, me rritje mbi 8.0 për 1.000 persona, ndërsa Kroacia dhe Bullgaria shënuan uljet më të larta. Sipas komentit të Eurostatit, BE-ja ka kaluar një periudhë ndryshimesh demografike dhe shoqërore. Përhapja e pandemisë Covid-19 pritet të lërë një ndikim të qëndrueshëm në mënyrën se si jetojmë dhe punojmë së bashku. Përhapja erdhi në një kohë kur Evropa kishte kaluar tashmë një periudhë ndryshimesh të thella demografike dhe shoqërore.
Rruga Press