Bota

U jepte informacione rusëve për pozicionet e ukrainasve, arrestohet bashkëpunëtori në Zaporizhzhia nga Shërbimi Sekret i Ukrainës

Një kolaboracionist rus që i kishte dhënë informacione Moskës për pozicionet mbrojtëse të ukrainasve – është arrestuar nga Shërbimi Sekret i Ukrainës (SBU).

Ky person nga Odea u arrestuar në Zaporizhzhia, ku për destinacion kishte pasur shkuarjen në rajonin e Donetskut që kontrollohet nga forcat separatiste pro-ruse.

Sipas SBU-së, kolaboracionisti kishte vënë kontakte me lidershipin e të ashtuquajturës Republika Popullore e Donetskut (DNR) dhe organizatorët dhe sponsoruesit e ushtrisë së saj.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Thuhet se ai ishte pajtuar që do t’i shërbej me nder “Republikës Popullore të Donetskut”, dhe ishte bërë gati që të largohet nga rajoni që kontrollohet nga ukrainasit.

“Ai mblidhte informacione për pozicionet mbrojtëse të Ukrainës, dhe mobilizimin në rajonin e Odesas që i merrte nga kontaktet e vazhdueshme që i kishte me banorët e atjeshëm”, thuhet në kumtesën e SBU-së.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Ndryshe forcat ukrainase dhe ato ruse, edhe sot kanë vazhduar luftimet e ashpra në pothuajse tërë territorin e Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *