Lajme

Scholz: Edhe nëse MV pranon propozimin francez, hyrja në BE s’do jetë e lehtë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz i është drejtuar Maqedonisë së Veriut me një fjalim, ku tha se vendi tashmë ndodhet pranë një kompromisi që mund t’i garantojë hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, 17 vjet pas marrjes së statusit të vendit kandidat.

Në fjalimin e tij, shpërndarë nga ambasada gjermane në Shkup, theksohet se edhe nëse Maqedonia e Veriut do të pranojë propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, anëtarësimi i saj në BE nuk do të jetë i lehtë.

Lexo më shumë  Forca e Sigurisë së Kosovës pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Dynamic Front 26” në Gjermani

“Dëshiroj të jem i hapur me ju. Edhe pas miratimit të këtij kompromisi, procesi i anëtarësimit në BE nuk do të jetë i lehtë. Pengesa të tjera do të duhet të kapërcehen. Por unë them po ashtu, bashkë do t’i përballojmë detyrat që kemi përpara”, shprehet Scholzi.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  ShBA-ja do vazhdojë ta mbështesë FSK-në me pajisje ushtarake - Rritja e sigurisë rajonale dhe mbrojtja e interesave amerikane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *