Bota

SHBA-ja furnizon Ukrainën edhe me katër sisteme raketash HIMARS

Presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi të premten një paketë të re armësh për Ukrainën në vlerë deri në 400 milionë dollarë, duke përfshirë katër sisteme shtesë raketash artilerie me lëvizshmëri të lartë (HIMARS) dhe më shumë municione.

Ndihma  e re e SHBA-së synon të forcojë Ukrainën pasi përballet me goditje të forta nga artileria ruse.

Që nga pushtimi i 24 shkurtit, forcat ruse kanë marrë kontrollin e një pjese të madhe territori në të gjithë krahun jugor të Ukrainës mbi Krime, të cilën Rusia e aneksoi në vitin 2014. Rusia po i shtyn ngadalë forcat ukrainase jashtë dy rajoneve rebele të Ukrainës lindore të mbështetura nga Rusia, e cila i ka njohur si shtete të pavarura.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane, duke folur në kushte anonimiteti, tha sistemet shtesë HIMARS do ta çonin numrin total të këtyre sistemeve në 12.

“Ukraina tani ka goditur me sukses vendndodhjet ruse në Ukrainë, më thellë pas vijave të frontit dhe duke ndërprerë aftësinë e Rusisë për të kryer atë operacion artilerie”, tha zyrtari.

Zyrtari shtoi se të gjitha HIMARS-at që iu dhuruan Ukrainës u llogaritën pasi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë në fillim të kësaj jave tha se kishte shkatërruar dy sistem HIMARS dhe depot e tyre të municionit në Ukrainën lindore. 

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *