Bota

Protestuesit në Sri Lanka vërshojnë rezidencën e presidentit, kërkojnë dorëheqjen e tij

Mijëra protestues kanë vërshuar rezidencën e presidentit Gotabaza Rajapaksa në kryeqytetin e Sri Lankës.

Sipas BBC, demonstruesit nga i gjithë vendi kanë marshuar në Colombo duke kërkuar dorëheqjen e tij pas muajsh protestash për keqmenaxhimin e krizës ekonomike të vendit.

Nuk dihet nëse presidenti ndodhet aktualisht në rezidencë.

Vendi po përballet me inflacion të shfrenuar si dhe po ballafaqohet me vështirësi në importimin e ushqimeve, karburantit dhe ilaçeve.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Mijëra protestues antiqeveritar udhëtuan me makina, forgonë dhe autobusë për në kryeqytet, derisa zyrtarët thanë për AFP se disa madje kishin “komanduar” trena për të arritur atje.

Autoritetet ishin përpjekur të ndalonin protestat duke vendosur një orë policore të premten mbrëma. Por protestuesit nuk u penguan dhe ora policore u hoq pasi grupet e shoqërisë civile dhe partitë opozitare e kundërshtuan ashpër atë.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Sri Lanka ka mbetur pa rezerva valutore dhe po përballet me vështirësi për të importuar ushqime, karburant dhe ilaçe.

OKB-ja të premten u kërkoi autoriteteve dhe protestuesve të sigurojnë që tubimi i së shtunës të ishte paqësor.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *