ArgumentKryesore

Majko edhe e fal shqiptarinë, por po ia preke Finlandën të bën gjëmën

Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko foli në Kuvend në lidhje me miratimin e protokolleve të NATO-s për aderimin e Suedisë dhe Finlandës në Aleancë.

Majko tha se ky është një akt solidaritet që tregon se kush prek sovranitetin e tyre ka prekur edhe Shqipërinë.

“Dua të bëj një koment të shkurtër. Mendoj se akti i sotëm i parlamentit për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO nuk është vetëm moment kolektiv por akt i mirëfilltë solidariteti. Kush prek sovranitetin e tyre, prek edhe Shqipërisë.

Federata ruse po shkatërron ligjin ndërkombëtar. Ky moment kolektiv i të qëndruarit bashkë na bën edhe më të fortë. Me këtë pohim të sotëm, me gjithë polarizimin politik, vendimi i përbashkët është një gjest kuptimplotë dhe i rëndësishëm që ripohon qëndrimet e politikës shqiptare si anëtare e NATO-s. Ky është një nga aktet më të rëndësishme që ky parlament ka marrë sot”, tha ai.

Lexo më shumë  Mid'hat Frashëri: Ç'fituam nga Kongresi i Manastirit?

Shumë mirë është që deputetë të Parlamentit të Shqipërisë të shprehen kundër agresionit rus në Ukrainë. Por ky reagim bëhet qasharak kur deputetë si Majko, që as nuk e hapën gojën kur flitej për shkëmbim territorial mes Kosovës e Serbisë, thonë tani se cënimi i sovranitetit të Finlandës a Suedisë është cënim i Shqipërisë.

A e di Majko, ish-kryeministër i Shqipërisë gjatë luftës së Kosovës, se preambuli nr.3 i kushtetusës së Shqipërisë, e detyron shtetin të kujdeset për shqiptarët kudo që janë?

A nuk është cënimi i sovranitetit të Kosovës cënim i Shqipërisë?

A nuk është spastrimi etnik dhe gjenocidi që po ushtrohet në Luginë të Preshevës cënim i Shqipërisë?

A nuk është mosnjohja e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut si faktor shtetndërtues cënim i Shqipërisë?

A nuk është Ballkani i Hapur me Serbinë, pa njohur Kosovën shtet cënim i Shqipërisë?

A nuk është falja e detit Greqisë cënim i Shqipërinë?

Kërcënimet ndaj Rusisë nga Majko janë pikërisht shprehje e impotencës së tij politike dhe njerëzore për tu deklaruar dhe angazhuar me çështje tek të cilat ka ndikim real. Bën trimin me Rusinë, kur efekti i tij mbi luftën është zero dhe bën pulën për të drejtat e shqiptarëve, se nuk ia mban t’i mbrojë dot.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *