Bota

Bllokada e grurit, Kuleba-akuza Rusisë: Po bëni lojëra urie me…

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba e ka akuzuar Rusinë se po përfshihet në “lojëra urie” me botën. Deklaratat Kuleba i bëri gjatë samitit të G20 në Bali, sipas asaj që raporton The Guardian.

“Rusia në thelb po luan lojërat e urisë me botën duke vendosur bllokadën detare të porteve të Ukrainës me njërën dorë dhe duke fajësuar Ukrainën me dorën tjetër. Rusia e sheh varësinë e vendeve të tjera nga çdo lloj burimi si një dobësi dhe një ftesë për ta përdorur këtë varësi si levë për përfitimin e Rusisë, “tha Kuleba.

Lexo më shumë  Britania e Franca me mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit

Ai shtoi se Ukraina ka luajtur rol thelbësor për sigurinë ushqimore botërore për dekada, por tani është “sulmuar, bombarduar dhe plaçkitur nga kriminelët rusë”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *