Nacionalistët kinezë festojnë në mediat sociale atentatin ndaj ish-Kryeministrit japonez
BBC
Zyrtarët kinezë janë shprehur të tronditur për sulmin me armë ndaj ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe
Zyrtarët e vendit i shprehën ngushëllimet familjes së Abe. Kështu tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në një konferencë të përditshme në Pekin.
Por në rrjetet sociale, nacionalistët kinezë kanë shprehur gëzim për sulmin me armë.
Analiza e BBC tregoi se shumë nga komentet më të pëlqyera në Weibo, një nga platformat më të mëdha të medieve sociale të Kinës, tregojnë gëzim për të shtënat ndaj ish-kryeministrit, ndërsa llogaria në TikTok e transmetuesit shtetëror CCTV postoi gjithashtu disa video tallëse.
Abe është një figurë jopopullore në Kinë për shkak të përpjekjeve të tij për të krijuar marrëdhënie të ngushta me SHBA-në, për marrëdhëniet e tij të vështira me Pekinin dhe përpjekjet e tij për të lehtësuar kufizimet ndaj ushtrisë japoneze.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian tha se ai nuk do të fliste për komentet e përdoruesve të internetit.
Rruga Press