Bota

(Video) Ish-kryeministri japonez qëllohet me armë gjatë fushatës

Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, u qëllua gjatë një fjalimi fushate të premten në Japoninë perëndimore dhe u transportua me helikopter në një spital, por ai nuk po merrte frymë dhe zemra i ishte ndalur, thanë zyrtarët, raportoi AP.

Zyrtari lokal i ndihmës së shpejtë, Makoto Morimoto, tha se Abe ishte në arrest kardiak dhe pulmonar pasi u dërgua në spital.

Sekretari i kabinetit, Hirokazu Matsuno, u tha gazetarëve se policia arrestoi të dyshuarin e armatosur në vendngjarje.

Lexo më shumë  Rutte në parlamentin ukrainas: Mbështetja për vendin mbetet e palëkundur

“Një akt barbar si ky është absolutisht i pafalshëm, pavarësisht se cilat janë arsyet, dhe ne e dënojmë ashpër atë”, tha Matsuno.

Transmetuesi publik NHK transmetoi pamjet që tregonin Aben të rrëzuar në rrugë, me disa roje sigurie që vraponin drejt tij. Ai thuhet se u qëllua disa minuta pasi filloi të fliste jashtë një stacioni kryesor treni në Nara.

Lexo më shumë  Armë për Rusinë nga Evropa, Gjermania zbulon rrjetin sekret të eksporteve të paligjshme

Kryeministri Fumio Kishida, i cili i përket së njëjtës parti politike si Abe, është në rrugë për në Tokio nga destinacioni i tij i fushatës në Yamagata, në Japoninë veriore. Matsuno tha se të gjithë ministrat e kabinetit duhet të kthehen në Tokio nga udhëtimet e tyre të fushatës.

Sulmi është tronditës për vendin i cili është një nga më të sigurtit në botë me disa nga rregullat më të ashpra për kontrollin e armëve.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *