Lajme

Protestat kundër propozimit francez, sot bllokadë në gjithë Maqedoninë e Veriut

Për të gjashtën ditë me radhë me mijëra qytetarë u mblodhën në Shkup për të protestuar kundër propozimit francez, i cili synon të zgjidhë mosmarrëveshjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Protestat udhëhiqen kryesisht nga opozita maqedonase, e cila shprehet se ky propozim vë në rrezik gjuhën dhe historinë maqedonase.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Ndryshe nga protestat e tjera, demonstrimi i një nate më parë ishte i qetë.

Ndërsa sot nga ora 13:00 është paralajmëruar një bllokadë në të gjithë vendin.

Një ditë më parë Qeveria e Maqedonisë së Veriut shqyrtoi propozimin e Francës dhe vendosi që ai të kalojë në Kuvend për miratim.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në një letër drejtuar qytetarëve të Maqedonisë së Veriut  tha se propozimi nuk është i përsosur, por fut vendin në BE.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *