EditorialKryesore

Kryqi gjeopolitik shqiptar Shaip Kamberi-Dritan Abaziviq

Aktualisht politika e shqiptarëve është në dy fronte, fronti vertikal dhe fronti horizontal, në të dy frontet kemi dy bipole.

Fronti horizontal është dallimi i madh mes Shaip Kamberit si deputet në Parlamentin e Serbisë i zonës më të persekutar shqiptare, Luginës së Preshevës dhe nga ana tjetër Dritan Abazoviqi si kryministër, shqiptar, i Malit të Zi…një Mal i Zi, i cili sot nuk përbën konflikt ekzistencial për shqiptarët
Dhe cili është ky bipol? Shaip Kamberi bën betejën më të madhe heroike në gjithë Parlamentin e Serbisë nisur pra nga pjesa më e dobët e shqiptarëve. Ndërkohë, është kryeministeri i Malit të Zi Dritan Abazoviqi, i cili qëndron aty ku qëndron vetëm fal faktit se po bën kompromise jo vetëm me Serbinë thjesht, por me Kishën Ortodokse Serbe.

Bipoli vertikal është, bipoli mes prezantimit të Kosovës përmes figurës së Albin Kurtit dhe prezantimit të Shqipërisë përmes figurës së Edi Ramës. Nëse Albin Kurti po shfaq tendenca shumë të forta të sovranizmit të Kosovës të shtetit më të ri të shqiptarëve dhe më të ri të Evropës, e përbën këtë përmes strukturimit solid të të gjitha materieve që përbëjnë një shtet, qoftë në aspektin moral, politik apo juridik.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Ndërkohë që Edi Rama po bën Kryeministrin e Shqipërisë, Zëdhënësin e Serbisë në çdo pikë duke justifikuar Serbinë përpara gjithë mediave botërore dhe në të gjithë instancat evropiane kudo që mundet dhe nga ana tjetër e ka lënë këtë vend pa prodhim, pa asnjë bazë prodhuese duke e dobësuar nga poshtë.

Pra, po bën një politikë të jashte serbe të shqiptarëve, ndërkohë që Albin Kurti po bën politikën e brendshme shqiptare të rajonit shqiptar.

Ky lloj aksi, ky lloj kryqi në dy drejtimet vertikal dhe horizontal janë dhe dy orientimet tanë më të mirë për të kuptuar gjeopolitikën shqiptare në rajon edhe në Evropë.

Nuk diskutohet që prirja që vjen nga Lugina e Preshevës dhe nga shteti i Kosovës është ajo që do të fitojë ndaj prirjes që vjen nga një rekrut që luan rolin e kryeministrit vetëm për emër shqiptar, bashkë me një kryeministër që luan rolin e kryeministrit të shqiptarëve, por bën politikë proserbe.

Shqipëria po përpiqet me sa e ka të mundur të vendosë Ballkanin e Hapur, ndërkohë që Kosova po vendos destinin e shqiptarëve drejt Evropës. Kjo është ndarja e bipolit vertikal. Ajo se çfarë është për t’u vënë re është se pjesa e Kosovës, shteti më i dobët i shqiptarëve, sepse është dhe shteti më i ri i tyre, është për Evropë. Ashtu siç po bën politikë shqiptare të fuqishme në Parlamentin serb një deputet i vetëm i cili vjen nga zona më e dobët e shqiptarëve.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Pra, nëse krahasojmë komunitetin e shqiptarëve në Mal të Zi me komunitetin e shqiptarëve në Luginë, në Serbi, natyrisht ai në Mal të Zi është më perfaqësues, më i fuqishëm dhe paraqitet përmes një kryeministri absolutisht të dobët. Ndërkohë që komuniteti më i dobët, ai i Luginës së Preshëvës paraqitet përmes një deputeti krejt të fortë.

Prirja e pjesës lindoreështë drejt Evropës, ndërsa ajo e pjesës perëndimore shqiptare është drejt lindjes, falë njërëzve përfaqësues. Nga ana tjetër, dallimi mes Shqipërisë dhe Kosovës është që shteti më i dobët i shqiptarëve, që është Kosova, priret drejt Evropës, ndërsa shteti historik i shqiptarëve i vendosur në vitin 1912 priret drejt botës sllave.

Edhe kjo tregon fare mirë pra vektorët gjeopolitikë të sjelljes shqiptare në rajon dhe sqaron pse, në fund të fundit në këtë rajon do fitojnë shqiptarët, aq më tepër në gjeopolitikën e sotme, në konfliktet që janë hapur kudo.

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *